Gjakovë– Sot para Gjykatës së Gjakovës të akuzuarit Veton Bakija dhe Faton Osmanaj, dhanë fjalën e tyre përfundimtare.
Në lidhje me këtë rast për të akuzuarit Faton Osmanaj, për veprën penale blerja, posedimi, shprëndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge të KPRK-së, si dhe të akuzuarit tjetër Veton Bakija, për veprën penale posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge të KPRK-së, kishte raportuar edhe më parë Drejtësia Sot
Kujtojmë se në shqyrtimin e kaluar që të dy të akuzuarit kishin dhënë mbrojtjet e tyre para gjykatës.
Ndërsa sot Prokurori Ali Uka në fjalën e tij përfundimtare deklaroi se kishte me vete fjalën e tij përfundimtare të cilen e kishte përgatitur në formë të shkruar, ku gjatë lëximit të fjalës i njejti e kishte bërë rikualifikimin e veprës për të akuzuarin Faton Osmanaj nga vepra penale blerja, posedimi, shprëndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge të KPRK-së, në veprën penale posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge të KPRK-së, në bashkëkryerje.
Poashtu i njejti kërkoi nga gjykata ti shpallë fajtorë dhe ti dënoj në bazë të ligjit duke i’u vëndosur edhe dënimin plotësues.
I akuzuari Faton Osmanaj në lidhje me fjalën e tij përfundimtare deklaroi se e pranon fajësinë për veprën penale, duke i kërkuar falje gjykatës dhe duke i premtuar gjykatës se më nuk do të bëj vepra tjera penale. Poashtu edhe i akuzuari Veton Bakija edhe në shqyrtimin e sotëm e pranoi fajësinë për veprën penale.
Pas aprovimit të fajësisë, gjykata caktoi datën e sotme për shpalljen e aktgjykimit.
Prokuroria e Gjakovës ka ngritur aktakuzë me 30 maj të vitit 2019 për dy të akuzuarit.
Aktakuza më tutje shpjegon se si i akuzuari Faton Osmanaj po akuzohet se pa autorizim ka poseduar substancë narkotike me qëllim të shitjes, ku në ditën kritike gjatë realizimit të planit operativ (stop drogave nëpër dhe përreth shkollave) nga ana e DHTN në Gjakovë, në afërsi të shkollës “Yll Morina” është vërejtur i akuzuari Veton Bakija, duke komunikuar me dikë në telefon, ku pas disa çastesh ka ardhur i akuzuari Faton dhe i ka dhënë një sasi droge të llojit “heroinë” të akuzuarit Veton me çka i akuzuari Osmanaj ka kryer veprën penale blerja, posedimi, shprëndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge të KPRK-së, ndërsa të akuzuarit Bakija në ditën e njejtë, gjatë kontollit dhe bastisjes së tij nga ana e njësitit të DHTN-së, në gjepin e të pandehurit i kanë gjetur dhe sekuestruar substancën narkotike të llojit “heroine”, me çka ka kryer veprën penale posedimi i paautorizuar i narkotikëve substancave psikotrope ose analoge të KPRK-së.
Monitoruese: Jeta Vula
Lajmet në fokus