I akuzuari ndjen keqardhje për rastin e ndodhur, deklaron “fëmijët pa nënë si nata pa hënë”

Gjykata Themelore , Gjakove

Monitoruar nga Jeta Vula

16:48 / 13 Gusht 2019
[supsystic-social-sharing id="1"]

Gjakovë- Ndjej keqardhje për djemtë dhe vajzat e mia, miqasinë, më mirë ai plumb të më kishte rrokur mua se sa bashkëshorten time.”Fëmijët pa nënë janë si nata pa hënë”, ishin këto fjalë të deklaruara nga i akuzuari Xhafer Shkodra në shqyrtimin e sotëm.

Shkodra po akuzohet për vrasjen e bashkëshortës së tij tani të ndjerë Rabë Shkodra. Ngjarje kjo e cila kishte ndodhur në gushtë të vitit të kaluar derisa po qëndronin në ballkonin e shtëpisë së tyre. I akuzuari dyshohet se me dashje ka privuar nga jeta bashkëshorten e tij duke e goditur nga një në afërsi me revole drejtëpërdrejtë në gjoks.Për këtë rast kishte raportuar edhe më parë Drejtësia Sot.

I akuzuari Shodra para gjykatës sqaroi se ”raportet me bashkëshorten time të ndjerën Rabe i kam pasur shumë të mira”.

Lidhur me rastin në ditën kritike, i akuzuari shpjegoi ngjarjen ku kishte qëndruar në ballkonin e shtëpisë së bashku me bashkëshorten e tij tashmë të ndjerë Rabe Shkodra. “Derisa ishim duke pirë kafe bashkëshortja me zë të vogël më ka thënë diqka të cilën se kam dëgjuar dhe i kam kërkuar të ndjerës që të flasë me zë me të lartë, ku e njejta më ka thënë në lidhje për atë armën që e kemi. Merre bëj diqka ose merre dhe shkatrroje ose dorëzoje në polici pasi që fëmijët janë rritur dhe mund të bëjnë probleme kishte thënë e ndjera”.
Ngjarja më tutje vazhdoi duke shpejguar i akuzuari se si i kishte kërkuar të ndjerës që ta marrë armën. E ndjera i kishte kërkuar të bijës Leonorës që ta marrë, ku Leonora i kishte sjellë armën dhe e kishte lëshuar tek këmbët e të akuzuarit.
“Pasi që e morra dhe e heqa nga rubi, i thash bashkëshortës u bënë 20 vite dhe ne nuk e kemi lëshuar asnjëherë, a ta lëshoj njëherë e kam repetuar dhe i kam thënë bashkëshortes po hedhi tek lulet ka pjesa e murëve.Unë kam qitur me revole në drejtim të luleve dhe kam parë që është bërë pluhur ku Raba ka bërtitur Xhafer me ç’rast në pjesën e barkut ja kam parë gjakun Rabës e cila ka rënë në krahun e djatht e më pas nuk di asgjë as kush e ka raportuar rastin as kush e ka marrë revolën sepse kam humbur vedijën”.
Mbi të tjerash shtoi se natën kur ka ndodhur rasti nuk më është japur të flasë asgjë dhe askush nuk ka ditur asgjë as Shpetimi as Shaini dhe se nuk më kujtohet as qfarë kam deklaruar në polici.

Ndërsa sa i përket domestosit të thënë në shqyrtimin e kaluar nga ana e dëshmitarës Nerxhivone Qorri se bashkëshortja ime e ka pirë, i njejti sqaroi se ai domestos nuk ka qenë i pirë për shkak meje pasi që të njejtit kanë gëzuar një raport mjaft të mirë bashkëshortor por për shkak se vllau i saj ka qenë i sëmurë nga mushkëritë.
“Atë që kam thënë në polici se bashkëshortja ime ka mbytur vetëvetën nuk e di ndoshta kam mundur të them në prokurori por nga ky rast ndodh që të humbi bile shpesh edhe nga gjumi trembna pas këtij rasti”shtoi i akuzuari.

E dëmtuara Leonora theksoi se i akuzuari ka thënë të vërtetën vetëm se i akuzuari i ka thënë nënës që thuaj vajzës që të ma sjellë armën. E njejta shton se natën kritike prindërit nuk kanë qenë të fjalosur sepse sikur ta kisha vërejtur se janë të fjalosur nuk do ti kishte lënë vetëm.

“Të lutem të më tregosh pse ma ke mbytur nënën”pyetje kjo e adresuar për të akuzuarin Xhafer nga ana e vajzës së tij”.
“Pahiri është bërë nuk e kam ditur se bëhet edhe unë mbeta pa shok të jetës”u përgjigj i akuzuari.

Pas deklarimit të të akuzuarit, gjyqtari Nikollë Komani ndërpreu shqyrtimin duke e caktuar shqyrtimin e rradhës me datën 06.09.2019 ku do të vazhdohet me fjalën përfundimtare të të gjitha palëve në procedurë.

Monitoruan: Jeta Vula dhe Qendresa Bytyqi.

Linku i seancave të kaluara:

1.http://www.rolpik.org/edhe-pas-deklarimit-te-demtuares-qe-te-afermit-e-nenes-te-ndjeres-nuk-deshirojne-qe-te-perballen-me-gjykimin-gjyqtari-i-ceshtjes-i-fton-si-deshmitare/
2.http://www.rolpik.org/vajza-e-axhes-dhe-vellau-i-te-ndjeres