Gjatë 24 orëve në Prishtinë, ngriten 19 aktakuza kundër 22 personave

Prokuroria

Monitoruar nga Leotrim Himaj

15:24 / 07 Gusht 2019
[supsystic-social-sharing id="1"]

Përmes një komunikate për media, Prokurori i Shtetit ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit, Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti i Përgjithshëm, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar për 48 orë, tre (3) persona, në dy raste ndaras, pasi që të njëjtit dyshohen se kanë kryer veprën penale “Mashtrimi”.
Ndërkaq, Departamenti për të Krime të Rënda, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar katër (4) persona, nën dyshimin se të njëjtit kanë kryer veprën penale “Kontrabandimi me migrantë”, poashtu, Departamenti për të Mitur, ka ndaluar një (1) person, me dyshimin se ka kryer veprën penale “Vjedhja”.

Ndër të tjera në komunikatë thuhej se Departamenti për Krime të Rënda i Prokurorisë Themelore në Prishtinë, ka bërë një (1) kërkesë për caktim të masës së paraburgimit për një (1) person, me dyshimin se i njëjti ka kryer veprat penale “Dhunimi” dhe “Rrëmbimi”.

Poashtu, kjo prokurori gjatë kësaj periudhe kohore njofton se ka ngritur nëntëmbëdhjetë (19) aktakuza kundër njëzetedy (22) personave për vepra të ndryshme penale.

Më saktësisht gjatë 24 orëve të fundit janë ngritur këto aktakuza :

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Vjedhja e shërbimeve komunale”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë”,
Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave, për veprën penale “Lëndim i lehtë trupor”,
Tre (3) aktakuza kundër pesë (5) personave, për veprën penale “Kanosja”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Vjedhja”,
Tre (3) aktakuza kundër tre (3) personave, për veprën penale “Vjedhja e shërbimeve”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Shpërdorimi i pasurisë së huaj”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Hyrja në sistemet kompjuterike”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Vjedhja në tentativë”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Sulmi”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”,
Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave, për veprën penale “Falsifikimi i dokumenteve” dhe një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Vjedhja e rëndë”.

Vlen të theksohet se Prokuroria Themelore në Prizren, përmes kësaj komunikate njofton opinionin se mbrëmë më 6 gusht 2019, rreth orës 23:00 në Prizren në rrugën “Hysni Morina”, ka ndodhur një vrasje me armë zjarri. Sipas dyshimeve të para të Prokurorisë, i dyshuari i gjinisë mashkull me inicialet B.V., dhe viktima e gjinisë femër A.V, kanë qenë bashkëshort, ndërkaq ende nuk dihet motivi i kësaj vrasjeje. Në vendin e ngjarjes është gjetur viktima si dhe 15 gëzhoja të kalibrit 9 mm.

Andaj me urdhër të prokurorit, trupi i viktimës është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore.

Monitoruar nga Leutrim Himaj