Gjatë 24 orëve në Gjilan, ngriten 6 aktakuza kundër 6 personave

Prokuroria

Monitoruar nga Vullnet Bugaqku

12:06 / 08 Gusht 2019
[supsystic-social-sharing id="1"]

Prokuroria Themelore në Gjilan, në një komunikatë për media ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit me urdhër të Prokurorit, ka ndaluar 2 persona, ka parashtruar 2 kërkesa për caktimin e masave të sigurisë si dhe ka ngritur 6 aktakuza ndaj 6 personave për vepra të ndryshme penale,”, raporton Drejtësia Sot.

Në komunikatën e Prokurorisë jepen këto detaje për llojet e veprave penale për të cilat janë ngritur këto aktakuza, si dhe për urdhërin e ndalimit të tre personave të tjerë.

Kështu, Prokuroria Themelore në Gjilan, njofton për ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Departamenti Përgjithshëm, në dy raste të ndara, ka ndaluar dy (2) persona, në kohëzgjatje prej 48 orëve, me dyshimin se njëri në Kllokot, ndërsa tjetri në Gjilan, kanë kryer veprat penale ‘’Kanosje’’.

Kërkesat për caktimin e masës së paraburgimit (apo masa tjera):
Departamenti Përgjithshëm, ka paraqitur dy (2) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit, ndaj gjashtë (6) personave të dyshuar. Njëra kërkesë është paraqitur ndaj një (1) personi, me dyshimin e veprave penale ‘’Dhunë në familje’’ lidhur me veprën penale ‘’Sulmi’’ dhe ‘’Lëndim i lehtë trupor’’, ndërsa kërkesa tjetër është paraqitur ndaj pesë (5) personave të dyshuar, për shkak të veprës penale ‘’Organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm’’.
Aktakuzat:
Departamenti Përgjithshëm, ka ngritur katër (4) aktakuza, kundër katër (4) personave, për këto vepra penale:
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Kanosje’’,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Lëndim i lehtë trupor’’,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Vjedhja e shërbimeve’’ dhe
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm’’.
Monitorues, Vullnet Bugaqku