Sot në Gjykatën Themelore Pejë – Departamenti i Krimeve të Rënda, ka dështuar të mbahet shqyrtimi gjyqësor ndaj Agron Avdullahit, i cili po gjykohet për vepër penale “Vjedhje e Rëndë”, raporton “Drejtësia Sot”.
Gjyqtari i çështjes Sylë Lokaj, ka konstatuar se nuk janë plotësuar kushtet për mbajtjen e shqyrtimit të sotëm shkak mungesa e prokurorit të rastit Haxhi Sinani, i cili gjendet në pushim vjetor, andaj seanca gjyqësore është shtyer për datë 10.10.2019.
Ndryshe sipas aktakuzës së ngritur me datë 15.10.2015, i akuzuari me qëllim të përvetësimit në mënyrë të kundërligjshme merr sendet e luajtshme pronë të dëmtuarit D.A. Më tutje aktakuza sqaron veprimet e të akuzuarit i cili pasi futet në shtëpinë e të dëmtuarit merr gjësende me vlera të ndryshme me çka edhe ka kryer veprën penale të vjedhjes së rëndë.
I akuzuari Avdullahu, po gjykohet edhe për veprën penale “Armëmbajtje pa leje”.
Vlen të përmendet se shqyrtimi fillestar është mbajtur me 17.05.2019, pasi që i akuzuari ka qenë në arrati dhe i njëjti është arrestuar me anë të fletë rreshtimit ndërkombëtar 26.02.2019, ndërsa është ekstraduar nga shteti Gjerman me datë 16.05.2019.
Monitoruese: Selvije MORINA, Blerta KELMENDI
Lajmet në fokus