Dështon mbajtja e shqyrtimit gjyqësor për narkotikë. Shkak mungesa e njërit të akuzuar

Gjykata Themelore , Prizren

Monitoruar nga

13:12 / 27 Gusht 2019
[supsystic-social-sharing id="1"]

Në Gjykatën Themelore në Prizren, ka dështuar mbajtja e shqyrtimit gjyqësor kundër të akuzuarve Leutrim Elshani nga Suhareka, Çlirim Kodraliu dhe Leutrim Pulaj nga Prizreni. Mungesa e të akuzuarit Leutrim Pulaj, ka bërë që ky shqyrtim të mos mbahet, pasi i njëjti ndodhet në Burgun e Dubravës dhe se Gjykata atë nuk e ka ftuar në mënyrë të rregullt, raporton “Drejtësia Sot”.

I akuzuari Leutrim Elshani dhe Çlirim Kodraliu akuzohen se veç e veç kanë kryer veprën penale blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK), ndërsa Leutrim Pulaj akuzohet se ka kryer veprën penale posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge sipas KPRK-së.

Ndryshe, gjatë kësaj seance gjyqësore ishte planifikuar që të thuhet fjala përfundimtare e palëve në procedurë, Prokurorit të Shtetit dhe palës mbrojtëse.

Në këtë mënyrë, kryetari i trupit gjykues Xheladin Osmani, vendosi që fjala përfundimtare të jepet më 2 shtator 2019 në ora 15:00.

Vlen të përmendet që sipas aktakuzës të datës 27 03 2019 të akuzuarit Leotrim Elshani, Leotrim Pulaj dhe Çlirim Kodraliu janë akuzuar nga Prokuroria Themelore në Prizren sepse në muajin nëntor të vitit 2018 kanë poseduar shpërndarë apo shitur në mënyrë të paautorizuar substanca narkotike të llojit mariuhanë.

Kështu, të akuzuarit Leotrim Elshani i është gjetur në posedim narkotiku i llojit mariuhanë në peshën prej 2.94gr një qese plastike me disa fara të dyshuara të llojit mariuhanë në peshën 0.41gr një kuti plastike në brendësinë e të cilit ishin 17 fara narkotike në peshën prej 0.34gr dhe 0.18gr, Çlirim Kodraliut në posedim i janë gjetur 21.9gr të llojit mariuhanë dhe Leotrim Pulaj i janë gjetur 6.54gr të llojit mariuhanë. (Drejtësia Sot).

 

Monitorues: Uran ZOGAJ