Gjakovë-Asnjëri nga dy të akuzuarit Ismet Deva dhe Bit Shala nuk e pranuan fajësinë, duke berë kështu që gjykimi i paraparë në ditën e sotme të vazhdojë. Që të dy akuzohen për veprën penale keqperdorimi i pozites apo autoritetit zyrtar, raporton Drejtësia Sot.
Shqyrtimi vazhdoi me deklarimin e dëshmitarit të parë Roland Frrokaj i cili është edhe udhëheqës i kalimit kufitar, i njejti për gjykatën sqaroi punën të cilën e kryen ku mbi të tjerash theksoi se nuk është kompentent për doganimin e mallrave komerciale. “Kemi dy orare veror dhe atë dimëror” tha i njejti, duke vazhduar më tej sqarimin në lidhje me orarin dhe punën të cilën e kryen zyrtarët doganor. Për të zhdoganuar mallin i njejti potencoi se është Dogana e Kosovës, në rastin se të njejtit kanë mallë komerical duhet të njoftohet Policia e Kosovës.
Dëshmitari i dytë Muhamet Tahiri i cili deklaroi se është kultivues i lulëve. Gjatë deklarimit të tij Tahiri deklaroi për gjykatën që ditën kritike unë kam biseduar me zyrtarë doganorë të njejtit më kanë thënë se lulat nuk doganohen. Ai po ashtu deklaroi se pasi që ka biseduar me zyrtarët doganorë me sa e mban mend ka ikur menjëherë. Sipas tij “një polic ka qenë në kabinë” të cilit i kishte sqaruar që i ka disa lule dhe gjëra të tjera të vogla të cilat janë të evidentuara dhe në deklaratën e dhënë në prokurori dhe polici. Ndër tjerash ai shtoi se “sa mbaj mend kam dëgjuar duke thënë policin se ka rënë sistemi ka rënë sistemi”.
Dëshmitari Tahiri gjatë rrugës ishte takuar me Bajram Gjokën i cili po ashtu ishte i ftuar në cilësinë e dëshmitarit, ku kishin pirë kafe së bashku pasi që njiheshin ndërsa sa i përket të akuzuarve deklaroi se nuk i njihte pasi atë ditë ka qënë kohë me shi dhe shtoi se “më fajtor jemi na se këta të dy që na besuan atë se çfarë u kemi thënë ne se kemi në makinë”.
Dëshmitari i tretë Bajram Gjoka i cili merret me bujqësi dhe blegtori deklaroi se mbetet pranë asaj deklarate që ka dhënë në prokurori. I njejti shpjegoi se në ditën kritike ka qenë me makinën ku në bagazh kishte dredhëza,molla dhe gjëra të cilat kanë qenë pa faturë. Kur ka mbërrirë në pikën kufitare Qafë-Prushë i ka dhënë dokumentat është kontrolluar. Më pas gjatë rrugës për Gjakovë e ka ndalë policia dhe i’a ka komfiskuar makinën.
Pas kësaj prokurori Buzhala deklaroi se e sheh të arsyeshme të ftohet përfaqësuesi i doganës për mallrat e padoganuar, me qëllim që të hiqen dilemat dhe të caktohet saktë vlera e shmangjes së vlerës doganore.
Gjykata aprovoi propozimin e prokurorit ku do të dëgjohet përfaqësuesi i doganës dhe seancën e rradhës e caktoi me 23 shtator 2019.
Sipas aktakuzës policët Ismet Deva dhe Bit Shala, po akuzohen se në pikën kufitare Qaf-Prush, duke mos qenë kompetent kanë lejuar hyrjen e mallrave, duke i shkaktuar dëm material Kosovës me vlerë 564.60 euro. Në prill të 2018, duke qenë në cilësinë e zyrtarëve policorë në pikën kufitare Qaf-Prush kanë lejuar hyrjen e mallrave komerciale. Dy zyrtarët policor kishin lejuar që dy automjetet e ngarkuara me mallra komerciale të hynin në territorin e Kosovës, duke mos i regjistruar në sistemin SIMS. Në atë kohë dhe në atë pikë kufitare nuk kishte oficer doganor si kompetent për të lejuar hyrjen e mallrave. Në aktakuzë thuhet se automjetin e parë të ngarkuar me perime dhe fruta të ndryshme e drejtonte Muhamet Tahiri, ndërsa automjetin e dytë i cili kishte 40 kuti me dredhëza, e drejtonte Bajram Gjoka.
Jeta Vula dhe Qendresa Bytyqi
Lajmet në fokus