Sot në Gjykatën e Apelit në Prishtinë – Departmenti për Krime të Rënda është mbajt seanca e shqyrtimit të ankesës së Prokurorisë Themelore në Prizren ndaj aktgjykimit të Gjykatës Themelore në Prizren për të akuzuarin Ymer Gashi.
Prokuroria Themelore e Prizrenit ka parashtruar ankesë kundër aktgjykimit të Gjykatës Themelore në Prizren dhe atë kryesisht lidhur me vendimin mbi dënimin, ku thuhet se sipas të gjitha rrethanave, shkallës së përgjegjësisë vendimi mbi dënimin nuk potencon ndonjë rrethanë veçanërisht rënduese apo jo.
Ndaj kësaj ankese ka parashtruar përgjigjje avokati i të pandehurit Hazer Susuri, ku kërkon që ankesa e prokurorit të refuzohet si e pabazuar, meqenëse pranimi i fajësisë dhe rrethanat tjera të cilat i ka potencuar gjykata e shkallës së parë ka shqiptuar dënimin e merituar.
Susuri në seancën e sotme i ka propozuar gjykatës që të aprovohet përgjigjja e parashtruar lidhur me ankesën e Prokurorisë Themelore të Prizrenit dhe të vërtetohet aktgjykimi i Gjykatës Themelore të Prizrenit si i drejtë dhe i bazuar në ligj.
Sipas aktgjykimit të datës 03.05.2019, të Gjykatës Themelore në Prizren i akuzuari Ymer Gashi është shpallur fajtor për veprat penale Vrasje në tentativë, Lëndim të lehtë trupor dhe Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve.
Sipas aktgjykimit të Gjykatës Themelore në Prizren, të pandehurit Ymer Gashi i shqiptohet dënimi unik me burgim në kohëzgjatje prej 13 (trembëdhjetë) muajve dhe dënimin me gjobë në shumë prej 1000 (njëmijë) euro.
Në këtë çështje penale do të vendos trupi gjykues i përbërë nga Fillim Skoro,kryetar i trupit gjykues, Kreshnik Radoniqi dhe Xhevdet Abazi anëtar të trupit gjykues.
Monitoruese: Zanë BUÇINCA
Lajmet në fokus