Në Gjykatën Themelore të Prishtinës- Departamenti Për Çështje Ekonomike u mbajt vazhdimi i seancës gjyqësore kundër Komunës së Malishevës.
Në seancën e sotme u bë administrimi i provave.
Pala paditëse fjalën përfundimtare e paraqiti me shkrim. Kurse e paditura, në fjalën e saj përfundimtare të paraqitur verbalisht kërkoi nga gjykata që të refuzohet padia. Me arsyetimin se në bazë të Ligjit mbi Koncenzion, e drejta e pronësisë vlenë për periudhën 10 vjeçare.
Sipas padisë të siguruar nga burimet e Drejësia Sot, palët ndërgjyqëse kishin lidhur kontratë prokurorimi me objekt kontesti Ndërtimi i objektit afarist dhe banesor me koncension. Ku pala paditëse pas kryerjes së ndërtimeve, ka kërkuar që të merrë në pronësi aksionet e parapara me kontratë.
Drejtësia sot edhe më parë e ka ndjekur këtë rast.
Montioruese Nita Kusari
Lajmet në fokus