Sot në Gjykatën Themelore në Prishtinë – Departamenti për Çështje Administrative u mbajt seanca e shqyrtimit gjyqësor në bazë të padisë së NTSH Fauna ndaj të paditurit Organi Shqyrtues i Prokurimit dhe Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë.
Në seancën e sotme,përfaqësuesi i autorizuar i palës së paditur z.Hysni Muhadri ka thënë se qëndron pranë deklarimeve si në seancën e kaluar.
Përfaqësuesi i autorizuar i palës paditëse në seancën e sotme ka thënë se nga shikimi i dokumentacionit të operatorit ekonomik fitues të tenderit “Zona Park”, aparati i repelimit “DECTOSPOT” i dërguar me aplikacionin e OSHP-së është ndryshuar ashtu që në të nuk paraqitet mbetja e qumështit të deleve, ndërkaq në bazë të aparatit i cili gjendet në internet figuron që mbetja e qumështit është 24 orë ndërkaq kërkesë e konkursit ka qenë mbetja të jetë zero orë për ditë.
Ai ka vazhduar se paditësia e ka Kontratën si përfaqësuese – dilere e vetme në Republikën e Kosovës dhe se paditësia edhe më herët duke përfshi vitin 2015,16 dhe 17 ka bërë repelimin e kafshëve në zonat e rrezikuara duke patur suksese dhe duke i përdorur preparatet e ofruara në tender.
Padia për konflikt administrativ zhvillohet lidhur me anulimin e aktit administrativ- Vendimit të datës 13.12.2018 lidhur me aktivitetin e prokurimit me titull “Shërbimet e repelimit të kafshëve kundër sëmundjes ethe hemorragjike (krime kongo) në komunat e rrezikuara”.
Në seancën e sotme pala paditëse, ka dorëzuar para gjykatës dokumentin – regjistrin e produkteve të rregullatorit shëndetësor ndërkombëtarë në gjuhën shqipe.
Monitoruese: Zanë BUÇINCA
Lajmet në fokus