Në Gjykatën Themelore të Prishtinës- Departamenti i Krimeve të Rënda u mbajt seanca gjyqësore ndaj të akuzuarit Enver Hoxha.
Enver Hoxha po akuzohet se me rastin e blerjes së 2464 maicave në emër të KEK-ut nuk e ka respektuar ligjin e prokurimit duke i shkaktuar dëm KEK-ut në vlerë prej 57 mijë euro.
Në seancën e sotme u bë dëgjimi i dëshmitarit Riza Dembogaj, i cili në periudhën kur dyshohet se i akuzuari e ka kryer veprën penale, ishte Auditor i lartë në KEK. Në deklaratën e tij ai tha se në fillim të vitit 2015,me kërkesë të drejtorit menaxhues të KEK-ut kishte bërë një auditim të jashtëzakonshëm lidhur me një referencë që është lëshuar për një operator ekonomik.
Në vazhdim të dëshmisë së tij, theksoi se kontarta për furnizim me maica nuk kishte qenë qëllim primar i këtij auditimi. Mirëpo gjatë realizimit të auditimit ai kishte gjetur disa mospërputhje.
Në gjetjet e tij ai tha se kishe ndryshim të temave të referencave, tejkalimi i njësive, si dhe afati i gjatë i implementimit që nuk është karakteristikë për kontratat kornizë.
Lidhur me tejkalimin e njësive ai deklaroi se me kontratë është e paraparë që sasia e bluzave për porosi janë 20 copa, kurse i akuzuari z. Hoxha ka bërë porosinë e rreth 4000 copa.
Ku gjyqtari i çështjes kërkoi sqarim pasi që në kontratë nuk është e specifikuar sasia e njësive.
Pas kësaj dëshmitari tha se nuk jam i sigurt pasi që ka kaluar kohë e gjatë.
Më teje në pytjet e gjykatës, z.Dembogaj deklaroi se me ligjin paraprak nuk ka pasur kufizime në lidhje me sasinë e njësive kurse me ligjin aktual po.
Po ashtu, nga trupa gjykues dëshmitarin e pyeti se a i’u është tërhequr vërejtja z.Hoxha nga menaxhmenti i KEK-ut, për porosit e bëra.
Dëshmitari deklaroi se sipas dijenisë së tij në fillim nuk ka pasur vërejte. Mirpo pas porosisë së dy mijë maicave të tjera zyrtari i prokurorimit e ka ndalur procedurën e ekzekutimin të hollave dhe ka kërkuar nga operatori ekonomik sqarim ne lidhje me porosit e bëra. Por i njëjti nuk ishte përgjigjur.
Sipas akatakuzës, të siguruar nga burimet e Drejtësia Sot, i pandehuri akuzohet që ka kryer veprën penale keqpërdorim të detyrës zyrtare, me qëllim të përfitmit për vete apo për persona tjerë, duke lejuar me shkrim blerjen e 2464 maica nga operatori ekonomik Ripten Enginngering, pa i përfillur procedurat e Prokurorimit Publik.
Me këtë ai dyshohet se i ka shkaktuar dëm KEK-ut, në vlerë prej 57 mijë euro.
Monitorues: Nita Kusari dhe Rinon Arifi
Lajmet në fokus