Për shkak të mungesës së palës, padia konsiderohet e tërhequr

Gjykata Themelore , Prishtinë

Monitoruar nga Nita Kusari

13:24 / 04 Korrik 2019
[supsystic-social-sharing id="1"]

Në Gjykatën Themelore të Prishtinës – Departamenti për Çështje Ekonomike u mbajt seanca gjyqësore ndaj N.T.P Macroplus, e iniciuar me padinë e K.S “Sigal Uniqa Group Austria”, me objekt kontesti – kompenzim dëmi.

Në seancën e sotme, padia e paditësit u konsiderua e tërhequr nga ana e gjykatës. Kjo ngase, edhepse pala paditëse ishte thirrur në mënyrë të rregullt, e njejta nuk është paraqitur në seancën e sotme. Poashtu, pala paditëse ka dështuar të lajmëroi për mungesën e saj. Prandaj, gjyqtari i çështjes Murat Paçarada, me aktvendim e shpalli të përfunduar këtë shqyrtim gjyqësor.

Drejtësia Sot raporton se ndaj këtij vendimi pala e pakënaqur mund të kërkoi kthim në gjendjen e mëparshme brenda afateve të lejuara ligjore.

Monitoruese Nita Kusari