Tensione në mes avokatit dhe prokurorit, në gjykimin për vrasje të rëndë të ndodhur në vitin 2013.

Gjykata Themelore , Prizren

Monitoruar nga Lorik Kabashi

17:31 / 08 Korrik 2019
[supsystic-social-sharing id="1"]

Senad Kullaj me prejardhje nga Shkodra po akuzohet se në vitin 2013 në Prizren ka kryer veprën penale të vrasjes së rëndë.
Në seancën e sotme krytarja e trupit gjykues Raima Elezi lëshojë urdhëresë për superekpertizë pranë institutit mjekoligjor.
Vendimin për superekspertizë gjyqtarja e morri pas propozimit të avokatit Ndrec Dodaj i cili mbron të akuzuarin Senad Kullaj.

Propozimin e avokatit e kundërshtoi Prokurori Mehdi Sefa i cili tha se “në rastin konkret kemi dy ekspertiza mjekoligjore të cilat nuk dallojnë shumë në esencë dhe se ekspertizat e ekspertëve Musa Gashi dhe Valon Hyseni nuk kanë dallime” andaj Prokurori Sefa konsideroi se nuk nevoj për një superekspertiz.
Gjatë gjykimit kishte momenti tensioni dhe fjalosje në mes të avokatit Ndrec Dodaj dhe prokurorit Mehdi Sefa gjatë kohës kur ekspertit Valoni Hyseni po parashtronte pyetje avokati mbrojtës në lidhje me konkluzionet për momentin e vdekjes të viktimës, raporton Drejtësia Sot.

Prokurori Mehdi Sefa reagoi në pyetjet mbrojtësit duke thënë se mënyra e parashtrimit të pyetjeve është një lloj kërcënimi për ekspertin.
Avokati Ndrec Dodaj reagoi në drejtim të prokurorit, duke i thënë se kam informacion se prokurori i çështjes ka ndikuar te eksperti Dr. Valon Hyseni, avokati Dodaj tha se do të denoncon prokurorinë pranë Këshillit Prokurorial gjithmon nëse avokati i vërteton këto informacione.

U desht ndërhyrja e gjyqtares Raima Elezi për të qetsuar situatën ndërmjet prokurorit dhe avokatit ashtu që gjykimi të vazhdonte me rrjedhën normale.
Eksperti Valon Hyseni tha se mendimi i dhënë është i pavarur dhe i bazuar në shkencë.
Seancat e ardhshme u caktuan për datat 5 dhe 6 shtator 2019.
“Drejtësia Sot” raporton se ngjarja ka ndodhur në vitin 2013 ku Senad Kullaj akuzohet se në orët e hershme të mëngjesit me dashje ka privuar nga jeta në mënyrë mizore antaren e familjes motrën e tij Ingrid Kullaj, sipas prokurorisë vrasja ka ndodhur për motive të ulta.

Sipas aktakuzës së Prokurorisë Themelore të Prizrenit, ngjarja e qershorit të vitit 2013 ka ndodhur në Prizren, ku viktima Ingrid Kullaj është vrarë në mënyrë mizore nga vëllai i saj Senad Kullaj. Kjo ngjarjse ka ndodhur ndërmjet orës 03:00 dhe 06:00 të mëngjesit, ku i akuzuari Senad Kullaj sipas aktakuzës së bashku me Sead Halilajn kanë ardhur për ta vizituar viktimën Ingrid Kullaj, e cila ishte duke punuar si këngëtare – valltare në Mitrovicë, ku të njëjtit janë takuar në Prizren.

Në aktakuzë thuhet që i akuzuari Senad Kullaj pasi që nuk ishin pajtuar me motrën Ingrid lidhur me punën e saj si valltare dhe këngëtare në lokalet e natës, i akuzuari Senad Kullaj papritmas me thikë me teh 21.3 centimetra, fillon ta godas motrën në pjesë të ndryshme të trupit.
Aktakuza thekson se nga goditjet me thikë në pjesët e përparme të qafës, viktimës iu kishin dëmtuar rrugët e ushqimit, dhe të frymëmarrjes dhe kishte këputur enët e gjakut dhe nervat në atë pjesë, me ç’rast ka ardhur deri të vdekja e dhunshme si pasojë e gjakderdhjes masive nga plagët e shumta prerëse e shpuese.

Monitorues: Lorik KABASHI dhe Uran ZOGAJ