Të akuzuarit për falsifikim të parave kanë pranuar fajësinë

Gjykata Themelore , Pejë

Monitoruar nga Blerta Kelmendi

12:47 / 15 Korrik 2019
[supsystic-social-sharing id="1"]

Në Gjykatën Themelore në Pejë, të pandehurit Real Kastrati, Elez Kastrati, Edmond Gashi dhe Mergim Veselaj kanë pranuar fajësinë për veprën penale “Falsifikim i parave”.

Mbrojtësit e palëve të akuzuara kanë deklaruar se përderisa të pandehurit e kanë pranuar aktakuzën në kopje fizike e njejta nuk ka nevojë të lexohet. Në pytjen e gjykatës për deklarimin për veprën që i’u vihet në barrë të gjithë të akuzuarit kanë pranuar fajësinë dhe deklarojnë se e njejta është bërë në mënyrë vullnetare dhe në konsultim me mbrojtësit e tyre.

Prokurori i shtetit Agron Galani, ka deklaruar se e aprovon pranimin e fajësisë pasi i njejti gjen mbështjetje në provat e paraqitura në aktakuzë dhe i propozon gjykatës që të akuzuarit t’i shpallë fajtor dhe t’i dënoj sipas ligjit, ndërsa provat e sekuestruara t’i shkatërroj. Mbrojtësit e të akuzuarve i kanë propozuar gjykatës që pranimin e fajësisë t’a aprovoj, duke marrë parasysh gjendjen e dobët ekonomike, moshën relativisht të re të të akuzuarve dhe faktin se kjo është hera e parë që ta akuzuarit bien ndesh me ligjin. Pas deklarimit të të akuzuarve për pranimin e fajësisë, gjykata merrë aktvendim për aprovimin e fajësisë.

Gjyqtari Sami Saraxhiu, konstatoi se shpallja e aktgjykimit do të bëhet ditën e njëjtë, përkatësisht më datë 15 korrik në ora 15:00.

Sipas aktakuzës së siguruar nga “Drejtësia Sot”, i pandehuri Real Kastrati, akuzohet se në një lokal të quajtur “Fotoshop”, ka prodhuar para të falsifikuara dhe atë në apoenë prej 1×20 euro, me qëllim që ta njëjtën ta vëj në qarkullim si të vërtetë dhe atë përmes të pandehurit Elez Kastrati, të cilën monedhë policia e ka gjetur dhe sekuestruar në lokalin e të pandehurit e cila pas ekzaminimit ka rezultuar totalisht e falsifikuar. Të pandehurit Elez Kastrati, Edmond Gashi dhe Mergim Veselaj akuzohen se kanë qenë në dijeni se i pandehuri Real Kastrati, ka prodhur para të falsifikuara dhe të njëjtin nuk e kanë raportuar në polici.

Monitoruese: Blerta Kelmendi