Në Seancën gjyqësore për rastin e njohur Syri i Popullit, ishte planifikuar të vazhdoi mbrojtjen e tij i akuzuari Sadri Ramabaja. Gjatë seancës prokurori special Sylë Hoxha i propozoi gjykatës që Presidenti i vendit Hashim Thaçi, në cilësinë e të dëmtuarit të jetë prezent në seancë. Këtë propozim e kundershtoi mbrojtja e Sadri Ramabajës, avokati Ramiz Krasniqi i cili tha se nuk është detyrë e prokurorit që të propozoi që të dëmtuarit të marrin në pyetje. Gjykata e aprovoi propozimin e prokurorit dhe në sallë u paraqit Presidenti Hashim Thaçi.
Presidenti Thaçi si dhe Prokurori Hoxha kërkuan nga gjykata që gjatë marrjes në pyetje ta përjashtojë publikun nga salla. Ky propozim u aprovua nga kryetarja e trupit gjykues, gjyqtarja Naime Krasniqi – Jashanica, e cila edhe largoi publikun nga salla.
Gjatë seancës palët mbrojtëse kërkuan përjashtimin e trupit gjykues dhe të prokurorit të shtetit, me arsyetimin se kishin vërejtje në procedurë.
Sipas aktakuzës, dyshohet se diku në një shtet evropian, si antarë të organizatës “Syri i Popullit” me të ashtuquajturit “Avni Rrustema”, kanë marrë vendim që në mars të vitit 2017 të fillojnë me aksione të kundërligjshme për t’a destabilizuar seriozisht situatën në vend, duke filluar nga vrasja e udhëheqësve të lartë të viteve ‘80, ‘90 e pastaj edhe liderët e tashëm, duke pasur për qëllim vrasjen e atyre që ata i quajnë tradhëtarë. Këtë aksion, gjithmonë sipas aktakuzës, e kanë filluar me Azem Vllasin i cili ka mbetur i plagosur.
Monitoruese: Blendë MJEKU dhe Biondina ZENELI
Lajmet në fokus