Shtyhet seanca gjyqësore kundër Administratës Tatimore të Kosovës, mungon pala paditëse

Gjykata Themelore , Prishtinë

Monitoruar nga Nita Kusari

12:56 / 15 Korrik 2019
[supsystic-social-sharing id="1"]

Në Gjykatën Themelore të Prishtinës- Departamenti për Çështje Administrative shtyhet seanca gjyqësore në mes të D.P.T Bleri dhe Administratës Tatimore të Kosovës.

Seanca e sotme u shtye për arsye se gjykata nuk ka mundur të kontaktoi me palën paditëse. Duke qenë se gjykata ka tentuar dy herë të kontaktojë me të lartëcekurën. Në pajtim me dispozitat e LPK-së, gjykata morri vendim që për seancën e rradhës e njëjta të ftohet në bazë të tabelës së shpalljeve në gjykatë.

Seanca shtyhet për datë 7 gusht, 2019.

Monitoruese Nita Kusari