Në Gjykatën Themelore në Prishtinë-Departamenti për çështje administrative shtyhet seanca e shqyrtimit gjyqësor në konfliktin administrativ të filluar me padi të Qerim Shala ndaj të paditurës Zyra e Rregullatorit për Energji.
Padia për konflikt administrativ zhvillohet lidhur me anulimin e aktit administrativ, vendimit të datës 29.08.2014, të lëshuar nga Bordi i Zyrës së Rregullatorit për Energji sipas të cilit refuzohet ankesa e paditësit.
Në vazhdim të këtij vendimi jepet arsyetimi se vendimi i Departamentit për Mbrojtjen e Konsumatorëve është i drejtë sepse gjendja e evidentuar e njehsorit elektrik nga punëtorët e autorizuar të kontrollës në procesverbal përputhet me gjendjen e evidentuar në rrjedhën e energjisë elektrike të konsumatorit.
Ndryshe, sipas padisë paditësi kërkon anulimin e këtij vendimi.
Më tutje paditësi konteston vlerën faturës së energjisë elektrike në shumë prej 959.91 Euro për muajin shtator 2013, e që e njejta është zbritur nga Departamenti për Mbrojtjen e Konsumatorëve për vetëm 195.32 Euro.
Paditësi ka kërkuar nga gjykata shtyerjen e seancës për një datë tjetër pasi që për të njëjtin mungon përfaqësuesi i autorizuar dhe për këtë arsye nuk ka mundur të përgaditet.
Përfaqësuesi i palës së paditur, nuk e ka kundërshtuar propozimin e palës paditëse.
Seanca e radhës do të mbahet me datë 16.07.2019 në ora 14:00.
Monitoruese: Zanë Buçinca
Lajmet në fokus