Shpallet aktgjykim lirues në mungesë të provave

Gjykata Themelore , Mitrovicë

Monitoruar nga

15:47 / 08 Korrik 2019
[supsystic-social-sharing id="1"]

Në mungesë të provave lirohet nga aktakuza, Murat Sylejmani për veprën penale të përdorimit të armës në mënyrë kërcënuese dhe frikësuese, sot në Gjykatën Themelore në Mitrovicë.

Aktgjykimin e ka shpallur gjyqtari Rrahman Beqiri, i cili ka thënë se për shkak të mungesës së provave nuk ka mundur të vërtetohet se Murat Sylejmani ka kryer veprën penale me të cilën ngarkohet sipas aktakuzës.
Gjyqtari Beqiri, po ashtu njoftoi se shpenzimet procedural bien në barë të gjykatës.

Paraprakisht, në seancën e shqyrtimit gjyqësor të mbajtur të enjten, i akuzuari Sylejmani kishte deklaruar se në ditën kritike nuk kishte posedur armë ose mjet tjetër të rrezikshëm. Sipas tij i gjithë konflikti kishte ndodhur, për shkak të mosmarrëveshjes së vëllaut të tij me të dëmtuarit, rreth disa shtyllave të drurit, të cilat të dëmtuarit i kishin përdoruar gjatë ndërtimit të shtëpisë së vëllaut të tij Ferat Sylejmani.

Në fjalën përfundimtare prokurori i çështjes Arjan Xhema ka mbetur në tërësi pranë aktakuzës dhe ka kërkuar që i pandehuri të shpallet fajtorë dhe të dënohet sipas ligjit.

Ndërsa mbrojtësi i të pandehurit, avokat Leotrim Ademi, ka kërkuar nga gjykata që të akuzuarin Sylejmani ta liroj nga aktakuza në munges të provave.
Ndryshe sipas aktakuzës së ngritur me 16 dhjetor 2008, i pandehuri Sylejmani, akuzohet se me datë 20 tetor 2008, në oborrin e shtëpisë së tij, kishte përdorur armën automatike në mënyrë kërcënuese dhe frikësuese. I njëjti pas një konflikti rreth disa shtyllave të drunjat, kishte kërcënuar të dëmtuarit Eroll e Arsim Qitaku dhe Avni Haxhiu duke ua drejtuar armën dhe i ka urdhëruar që ta lëshojnë oborrin e shtëpisë.
Me këtë ka kryer veprën penale “mbajtja në pronësi, kontrollë, posedim apo shfrytëzim të paautorizuar të armëve”.

Monitoruese: Edita KOLIQI