Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka njoftuar se ka ngritur aktakuzë ndaj 19 personave për krim të organizuar.
Sipas kësaj prokurorie, këta persona duke vepruar si grup kriminal kanë kryer veprat penale “Pjesëmarrja ose organizimi i grupit kriminal”, “Shmangia nga pagesat e tarifave të detyrueshme doganore” dhe “Shmangia nga tatimi”.
Sipas aktakuzës, të pandehurit XH.I., F.I., Z.M., N.S., B.S., H.S., A.B., M.B., I.J., U.J., dhe J.J., si grup i organizuar dhe i strukturuar kriminal, me qëllim të përfitmit pasurorë, në vazhdimësi kanë kontrabanduar mallra nga Republika e Maqedonisë së Veriut në mënyrë të kundërligjshme.
Më tutje në këtë njoftim, prokuroria thekson se me këto veprime të pandehurit kanë dëmtuar buxhetin e Republikes së Kosovës, përkatësisht Doganat dhe Administratën Tatimore të Kosovës, në shumën prej rreth 350,000.00(treqindepesëdhjetë mijë) euro.
Poashtu, në këtë komunikatë thuhet se D.B., A.I., H.A., G.Z., R.B., A.D., dhe J.M. kanë kryer veprat penale “Pjesmarrja ose organizimi i grupit kriminal”, “Shmangia nga pagesat e tarifave të detyrueshme doganore” dhe “Tregtia e ndaluar”.
Ndërsa, personat J.M., A.D., G.Z., D.B., A.A., H.A. dhe R.B. akuzohen se si subjekte ekonomike me qëllim të shmangies nga tatimi dhe të ardhurat nga qarkullimi i tyre, nuk i kanë përfshirë të gjitha informatat lidhur me të ardhurat, dhe me këtë kanë kryer veprën penale “Shmangia nga tatimi”.
Rinon Arifi
Lajmet në fokus