Prokuroria kërkon nga Apeli dënim më të ashpër për Burdushin

Gjykata Themelore , Prishtinë

Monitoruar nga Leotrim Himaj

13:06 / 22 Korrik 2019
[supsystic-social-sharing id="1"]

Në Gjykatën e Apelit, sot është mbajtur seanca ndaj Hyrsi Peqanit i njohur si “Burdushi”. Në këtë seancë janë shqyrtuar ankesat e palëve në lidhje me aktgjykimin e Gjykatës Themelore në Prizren.

Hysri Peqani, i njohur si ‘Burdushi’ është dënuar nga Gjykata Themelore e Prizrenit me 1 vjet burgim dhe 5 mijë euro gjobë, për veprën penale mashtrim. Po ashtu Gjykata ia ka ndaluar Peqanit ushtrimin e profesionit për tri vitet e ardhshme.

Fillimisht mbrojtësja e të akuzuarit, avokatja Drita Hoxha, tha se ky aktgjykim i shkallës së parë është marrë me shkelje esenciale të dispozitave të procedurës penale, shkelje të ligjit penal dhe vërtetim të gabueshëm të gjendjes faktike.

Mbrojtja poashtu pretendon se gjykata e shkallës së parë kishte marr për bazë vetëm provat fajësuese për të mbrojtin e saj, andaj sipas avokates Hoxha, dënimi i shqiptuar nga gjykata e shkallës së parë është shumë i lart.
Ndryshe nga mbrojtja, Prokuroria Themelore në Prizren ka kërkuar që ndaj të akuzuarit të shqiptohet një dënim më i ashpër, duke pretenduar se dënimi i shqiptuar nuk është adekuat me peshën e veprës penale.

Në cilësi të dëmtuarit në seancë ishte i pranishëm Qazim Pulatani, i cili para trupit gjykues, tha se i bashkëngjitet ndjekjes penale dhe paraqet kërkesë pasurore juridike.

Sipas aktakuzës, “Burdushi” akuzohet se nga data 20.06.2014 deri me 12.08.2014 në Prizren, duke i fshehur faktet dhe me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm të dobisë pasurore për vete apo për personin tjetër, ose për t`i shkaktuar dëm material personit tjetër, e mashtron apo vazhdon lajthimin e të dëmtuarit, raporton Drejtësia Sot.

Sipas pretendimeve të Prokurorisë, në këtë proces i akuzuari “Burdushi ” si mjek popullor, merret vesh me tashmë të dëmtuarin që t`ia shërojë një anëtar të familjes që vuante nga depresioni.

Në bazë të gjendjes faktike të përshkruar në aktakuzë, marrëveshja ishte që ‘Burdushi” ta shëronte anëtarin e tashmë të dëmtuarit në kompensim të një shume prej 2 mijë euro, por që pas kalimit të një kohe pacienti nuk është shëruar. Dhe si rrjedhojë këtu i akuzuari ”Burdushi”, me këto veprime të dëmtuarin e vë në lajthitje dhe mashtrim, duke i shkaktuar dëm material.

Monitoruar nga Leutrim Himaj