Prokurori në pushime, shtyhet gjykimi ndaj të akuzuarit për shkaktim të rrezikut të përgjithshëm

Gjykata Themelore , Gjilan

Monitoruar nga Vullnet Bugaqku

11:35 / 22 Korrik 2019
[supsystic-social-sharing id="1"]

Në mungesë të Prokurorit Agron Uka, në Gjykatën Themelore të Gjilanit ka dështuar të mbahet seanca gjyqësore ndaj të akuzuarit Eldrit Morina, i cili po gjykohet për shkak të veprës penale shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm, raporton Drejtësia Sot.

Me të filluar shqyrtimit gjyqësor, kryetari i trupit gjykues gjyqtari Zyhdi Haziri njoftoi palët se nuk ka kushte ligjore për mbajtjen e seancës së sotme, sepse prokurori ka dërguar arsyetim që gjendet në pushim vjetor.

Si pasojë e kësaj, Gjyqtari Haziri u detyrua ta caktoi seancën e radhës për datë 01.10.2019

Ndryshe, Prokuroria në Gjilan ka ngritë aktakuzë ndaj Eldrit Morinës për tri vepra penale dhe atë shkaktim i rrezikut të përgjithshëm, armëmbajtje pa leje, si dhe blerje e pautorizuar e armës.

Sipas akuzës së Prokurorisë, pretendohet se i pandehuri Eldrit Morina, ka shkaktuar rrezik të madh për njerëzit, sepse më datë 21.01.2019, në rrugën që lidhë fshatin Bllatë me fshatin Dajkovc, komuna e Kamenicës, gjatë vozitjes së veturës Golf, nga pakujdesia ka manovruar me armën e llojit “ Ecol” e kalibrit 9 PAK, ku gjatë mbajtjes së armës në dorë dhe manipulimit me të, e shkrep armën në atë mënyrë që e godet të dëmtuarin Çlirim Selishta, i cili ishte i ulur në anën tjetër të veturës.

Sipas akuzës në fjalë, nga kjo shkrepje e armës, i dëmtuari ka pësuar goditje në anën e mbajtë të këmbës së djathtë të tij, duke pësuar lëndim të rëndë trupor.

Në fund, vlend të theksohet se pikërisht për shkak të kësaj ngjarje i akuzuari Morina akuzohet edhe për veprat armëmbajtje pa leje si dhe blerja e posedimi i paautorizuar i armës, sepse armën e përdorur në këtë rast e kishte blerë dhe poseduar në mënyrë të paautorizuar, pra në mënyrë jo të ligjshme.

Drejtësia Sot njofton se aktakuza për këtë rast është ngritur me datë 19.02.2019.

Monitorues, Vullnet Bugaqku