Sot në Gjykatën Themelore në Prishtinë – Departamenti për Çështje Administrative u mbajt seanca e shqyrtimit gjyqësor në bazë të padisë së NTSH Fauna, ndaj të paditurit Organi Shqyrtues i Prokurimit dhe Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë.
Padia për konflikt administrativ zhvillohet lidhur me anulimin e aktit administrativ- Vendimit të datës 13.12.2018 lidhur me aktivitetin e prokurimit me titull “Shërbimet e repelimit të kafshëve kundër sëmundjes ethe hemorragjike (krime kongo) në komunat e rrezikuara”.
Sipas këtij vendimi operatori ekonomik ankues NTSH “Fauna” është palë pa interes juridik material dhe i njëjti nuk ka mundur të shpallet fitues i këtij tenderi sepse nuk i ka plotësuar të gjitha kërkesat e dosjes së tenderit dhe të njoftimit për kontratë.
Së pari sipas padisë së datës 11.01.2019, pala paditëse ka kërkuar që të aprovohet në tërësi kërkesëpadia dhe të vërtetohet se veprimet e të paditurave më lartë është rrezikuar dhe rrezikohet shëndeti publik si dhe pa të drejtë është eleminuar nga procedura.
Në seancën e sotme, përfaqësuesi i autorizuar i palës së paditur z.Hysni Muhadri ka thënë se kërkesë e dosjes së tenderit ka qenë ofrimi i autorizimit origjinal ose kopje e noterizuar jo më e vjetër se 6 muaj të lëshuar nga prodhuesi apo dileri i autorizuar për produktet e paraqitura për përdorim gjatë implementimit të kontratës dhe paditësi ka dështuar të përmbush këtë kriter të dosjes së tenderit dhe është shpallur i papapërgjegjshëm.
Lidhur me këtë, Z. Zija Idrizi pronar i NTSH Fauna, ka thënë se ne kemi ofruar kontratën valide me të cilën përfaqësojmë fabrikën prodhuese në Kosovë, kontrata është valide dhe vazhdohet çdo vit këtë e ka vërtetuar edhe Gjykata e Apelit me aktvendimin e saj.
Ai ka vazhduar se lidhur me pretendimin se preparati nuk i përmbush kërkesat sepse ky preparat te delet dhe dhitë ka mbetje prej 24 orëve kjo vërtetohet nga dokumenti – regjistri i rregullatorit shëndetësorë ndërkombëtarë të cilin ja kemi dorëzuar, në gjuhën angleze me kërkesë të gjykatës mund ta përkthejm.
Në seancën e radhës obligohet paditësi të ja dorëzoj gjykatës dokumentin – regjistrin e produkteve të rregullatorit shëndetësorë ndërkombëtarë në dy kopje në ndonjërën nga gjuhët zyrtare.
Seanca e shqyrtimit kryesor është caktuar të mbahet me datë 30.07.2019 ora 11:00.
Monitoruese: Zanë BUÇINCA
Lajmet në fokus