FERIZAJ – Në Gjykatën Themelore në Ferizaj, të mërkurën me datë 17 Korrik 2019 është mbajtur shqyrtimi fillestar ndaj të akuzuarit I.R për vepër penale të sulmit.
Pas leximit të aktakuzës nga Prokurorja e Shtetit – Sebahate Sinani, i akuzuari deklaroi se nuk pranon fajësinë për veprën për të cilën akuzohet.
Pas kësaj Gjyqtari gjykues Ilir Bytyqi, njoftoi të akuzuarin që në afat prej 7 ditësh ka të drejtë të paraqet kundërshtimet rreth aktakuzës së Prokurorisë.
Prokuroria Themelore në Ferizaj, kishte ngritur aktakuzë ndaj të pandehurit, për shkak se në vitin 2018, pas një mosmarrëveshjeje që kishin me të dëmtuarin vëllaun e tij B.R, e ka sulmuar fizikisht duke e sulmuar dhe goditur me grushte, ku të njëjtit i shkakton lëndime të lehta trupore, me këto veprime ka kryer veprën penale të sulmit.
Monitorues: Mentor Buzhala
Lajmet në fokus