Një muaj paraburgim ndaj të pandehurit L. H. për vepër penale të dhunimit

Gjykata Themelore , Gjakove

Monitoruar nga Qëndresa Bytyqi

13:47 / 22 Korrik 2019
[supsystic-social-sharing id="1"]

Gjykata Themelore në Gjakovë ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Gjakovës, duke i caktuar masën e paraburgimit një muaj të pandehurit L. H. për vepër penale të dhunimit.

Rasti kishte ndodhur me datë 18 korrik 2019, në orët e hershme të mëngjesit, në Shkugëz të Gjakovës, i dyshuari L. H. e detyron të dëmtuarën H. M. që të kryej aktin seksual me dhunë dhe pa dëshirën e saj, dhe të njëjtën e incizon gjatë aktit, duke e kërcënuar se në qoftë se e paraqet rastin në Polici, do ta publikonte videon.

I pandehuri do të mbahet në paraburgim në kohëzgjatje prej një muaj, i cili do të llogaritet nga data 18 korrik 2019 dhe do të zgjasë deri më 17 gusht 2019.

Qendresa Bytyqi dhe Jeta Vula