Në mungesë të trupit gjykues, shtyhet shqyrtimi gjyqësor

Gjykata Themelore , Mitrovicë

Monitoruar nga

17:31 / 01 Korrik 2019
[supsystic-social-sharing id="1"]

Gjykata Themelore në Mitrovicë, e ka shtyrë seancën e shqyrtimit gjyqësor ndaj të akuzuarit Driton Latifi i cili po akuzohet për veprën penale Shtytja për kryerjen e veprës penale Vrasje e rëndë.
Si arsyeje e shtyrjes ishte mungesa e anëtareve të trupit gjykues, gjyqtarëve Burim Ademi dhe Beqir Halili, raporton / Drejtësia sot.

Sipas njoftimit të kryetarit të trupit gjykues Radosllav Markoviq, gjyqtari Ademi nga sot ka filluar punën pranë Gjykatës së Apelit.
Ndërsa gjyqtari Halili ka kërkuar përjashtim nga kjo çështje penale me arsyen se i njëjti kishte ndërmarrë veprime ndaj të akuzuarit në fazën hetimore të këtij rasti.

Në këto rrethana kryetari i trupit gjykues ka shtyrë shqyrtimin gjyqësor për kohë të pacaktuar.
Sipas aktakuzës së ngritur më 22.11.2018, Driton Latifi akuzohet se në vitin 2010, kishte ofruar shumën prej 30.000 euro të pandehurit Lutfi Qosa që ta kryej veprën penale të vrasjes së rëndë.
Me këtë, ai akuzohet se ka kryer veprën penale Shtytja për kryerjen e veprës penale Vrasje e rëndë . /Drejtësia sot.
Monitorues Egzon MUSA