Në seancën e shqyrtimit gjyqësor e cila ishte fillimisht e hapur për publikun, prokurori i shtetit Armend Hamiti propozoi që e njëjta të mbyllet për shkaqe privatësie.
Lidhur me propozimin e prokurorit u pajtua edhe i dëmtuari, Ardian Berisha i cili njëkohësisht është edhe dëshmitar në këtë çështje.
Për këtë propozim kundërshtime nuk pati as i akuzuari e as mbrojtja e tij, avokati Xhevat Rama.
Gjyqtari i çështjes, Hamdi Ibrahimi pasi që aprovoi kërkesën e prokurorit seancën e shpalli të mbyllur, duke sqaruar se do të rrezikohej privatësia e të dëmtuarit nëse kjo seancë do të ishte e hapur për publik.
Gjyqtari Ibrahimi, po ashtu njoftoi palët e prashnishme se shqyrtimi gjyqësor në këtë çështje penale do të jetë i mbyllur edhe në seancat e tjera deri në shpalljen e aktgjykimit.
Monitoruese: Biondina ZENELI
Lajmet në fokus