Mbahet shqyrtimi gjyqësor ndaj të akuzuarit Dushan Slaviq për vjedhje të rëndë

Gjykata Themelore , Prishtinë

Monitoruar nga

16:12 / 03 Korrik 2019
[supsystic-social-sharing id="1"]

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë – Departamenti i Përgjithshëm është mbajtur seanca gjyqësore ndaj të akuzuarit: Dushan Slaviq për shkak të veprës penale vjedhje e rëndë.
Gjatë shqyrtimit gjyqësor, prokurorja e rastit i paraqiti gjykatës edhe një video inçizim, që të bindë gjykatën se i akuzuari Dushan Slaviq ka kryer veprën penale që i vihet në barrë.

Lidhur me këtë video inçizim prokurorja deklaroi se pa dyshim vërtetohet se shihen dy persona të cilët kanë vjedhur veturën e të dëmtuarit Eliha Ymeri.
Prokurorja shtoi po ashtu se identifikimin e të akuzuarve e ka bërë edhe dëshmitari Radovan Zhiviq, mirëpo, i njëjti për shkaqe sigurie është tërhequr nga deklarata e tij.
Mbrojtja e të akuzuarit lidhur me video inçizimin deklaroi se në asnjë mënyrë nuk e kontestojnë video inçizimin, dhe se gjykata duhet që ti besojë deklarimit të prokurores sepse e njëjta edhe vetë tha se në këtë video inçizim u panë dy persona, e jo i mbrojturi im.

Në fjalën përfundimtare prokurorja mbeti në tërësi pranë aktakuzës së paraqitur duke i propozuar gjykatës që i pandehuri të shpallet fajtorë dhe të dënohet sipas ligjit.
Të kundërtën e prokurores e tha i pandehuri Dushan Slaviq, i cili konsideroi se një aktakuzë e tillë është jo e plotë, nuk përmban asnjë gjendje faktike dhe është e pa arsyetueshme. Sipas tij, Prokuroria nuk ia ka dëshmuar gjykatës as edhe një provë të vetme me të cilat do ta inkriminonte atë për kryerjen e këtyre veprave penale.
Sipas aktakuzës së Prokurorisë Themelore në Prishtinë, i akuzuari me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm të dobisë pasurore për vete ose për tjetrin ka vjedhur automjetin e markës BMW X5 në lagjen “ Bregu i Diellit” në Prishtinë.

Biondina ZENELI