Mbahet shqyrtimi fillestar, ndaj të akuzuarëve për rrahjen e njerkës

Gjykata Themelore , Ferizaj

Monitoruar nga

13:34 / 05 Korrik 2019
[supsystic-social-sharing id="1"]

FERIZAJ – Në Gjykatën Themelore në Ferizaj, Departamenti i Përgjithshëm, me datë 5 Korrik 2019 është mbajtur shqyrtimi fillestar ndaj të akuzuarëve S.S dhe M.S për shkak të veprës penale lëndim i lehtë në bashkëkryerje.
Seanca u drejtua nga Gjyqtari gjykues Ilir Bytyqi ndërsa lënda u përfaqësua nga Prokurori i Shtetit Abdulla Abedini.
Të akuzuarit nuk pranuan fajësinë për veprën për të cilën akuzohen.

Gjyqtari gjykues shpall të përfunduar seancën.
Prokuroria Themelore në Ferizaj, kishte ngritur aktakuzë ndaj M.S dhe S.S, për shkak se në vitin 2019, në shtëpinë e tyre, pas një mosmarrëveshjeje me të dëmtuarën R.T, kishin goditur atë në pjesë të ndryshme të trupit, duke i shkaktuar lëndime të lehta trupore me pasoja të përkohshme shëndetësore.

Monitorues: Mentor Buzhala