Në Gjykatën Themelore në Prishtinë është mbajtur seanca fillestare ndaj të akuzuarit Bekim Ademi për shkak të veprës penale shftytëzim i paautorizuar i armëve sipas Kodit të vjetër Penal
I akuzuari Bekim Ademi u deklarua i pafajshëm lidhur me këtë vepër penale.
Ai shtoi se ditën kritike nuk ka qenë në shtëpi fare, dhe se arma ka qenë e vëllait të tij, të cilin ia kishin vrarë në luftë.
I akuzuari Ademi u deklarua se ai nuk do të bëjë kundërshtim të aktakuzës, dhe dëshiron që të shkojë direkt në shqyrtim gjyqësor, që çështja të përfundojë sa më shpejtë sepse për shkak të këtyre problemeve i njëjti po ka probleme që të marrë vizë, se i njëjti dëshiron të shkojë jashtë të punojë sepse i ka kushtet e rënda ekonomike.
Prokuroria Publike e Qarkut në Prishtinë kishte ngritur aktakuzë në vitin 2005 ndaj të akuzuarit Bekim Ademi me arsyetimin se i akuzuari me datë 12.05.2005 rreth orës 11:00 në oborrin e shtëpisë së të dëmtuarës Sanije Ademi, e ka përdorur armën duke e frikësuar, e me këtë te e dëmtuara ka shkaktuar ndjenjën e frikës dhe të pa sigurisë.
Në aktakuzën e prokurorisë thuhet se në bazë të provave dhe të dëshmisë së të dëmtuarës, pa dyshim vërtetohet se i akuzuari është fajtor për veprën penale që i vihet në barrë.
Biondina ZENELI
Lajmet në fokus