Sot në Gjykatën Themelore në Prishtinë – Departamenti për Çështje Administrative është mbajtur seanca e shqyrtimit kryesor në konfliktin administrativ në bazë të padisë së N.P.N UNI-Project Sh.p.k ndaj të paditurit Organit Shqyrtues të Prokurimit (OSHP).
Pronari i biznesit N.P.B UNI-Project Sh.p.k në seancën e sotme ka thënë se Operatori ekonomik MSS ka ofruar minimalisht 5 (pesë) inxhinjer që si punëdhënës primar kanë organizata dhe kompani tjera ndërsa MSS është punëdhënës dytësorë i tyre.
Ai ka vazhduar se kërkesa eksplicite në dosje të tenderit ka qenë që operatori ekonomik duhet të ofroj staf inxhinierik me orar të plotë të punës (08-16).
I njëjti i ka dorëzuar gjykatës një kopje të ofertës me të cilën ka konkuruar.
Njëjtë ka vepruar edhe përfaqësuesi i palës së paditur, i cili i ka dorëzuar gjykatës dosjen e tenderit dhe ofertën e operatorit ekonomik fitues.
Monitoruese: Zanë Buçinca
Lajmet në fokus