Këshilli Prokurorial i Kosovës tërhiqet nga padia

Gjykata Themelore , Prishtinë

Monitoruar nga

13:00 / 15 Korrik 2019
[supsystic-social-sharing id="1"]

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë- Departamenti për Çështje Administrative u mbajt seanca e shqyrtimit kryesor në konfliktin administrativ të filluar me padi të Këshillit Prokurorial të Kosovës ndaj të paditurit Këshilli i Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil.

Padia për konflikt zhvillohet lidhur me anulimin e aktit administrativ- Vendimit të datës 31.12.2014 të KPMSHCK-së.

Sipas këtij vendimi, shfuqizohet vendimi i komisionit për zgjidhjen e Kontesteve dhe Ankesave të Prokurorit të Shtetit dhe anulohet procedura e rekrutimit për vendet e punës “Zyrtar Ligjor” në Prokurorinë Themelore në Prishtinë(13 pozita), dhe “Zyrtar Ligjor” (1 pozitë), në sekretariatin e ZKPSH-së. Poashtu me këtë vendim anulohen të gjitha vendimet që rrjedhin nga kjo procedurë.

Përfaqësuesi i autorizuar i palës paditëse Saimir Gjoci, në seancën e sotme ka thënë se KPK tërhiqet nga padia për shkak se në këtë çështje nuk ka objekt trajtim. Kjo pasiqë të gjithë ata zyrtar të cilët kanë qenë pjesë e këtij konkursi tanimë nuk kanë pozitat e njëjta por janë avancuar në pozita të ndryshme qoftë brenda KPK-së apo sistemit gjyqësor në Kosovë.

Ai njëherit i ka propozuar gjykatës që të pezullojë procedurën e shqyrtimit administrativ.

Në fund të seancës, gjyqtarja Vjollca Limani ka aprovuar propozimin e palës paditëse dhe ka potencuar se lidhur me këtë do të vendos gjykata me shkrim jashtë seance.

Monitoruese: Zanë Buçinca