I akuzuari Demir Preni, sot në Gjykatën Themelore në Prishtinë, dha mbrojten e tij ndaj akuzës për veprën penale të rrëmbimit.
Sipas aktakuzës, i pandehuri Preni së bashku me Erind Dobrën, akuzohen për veprën penale të “Rrëmbim”, raporton Drejtësia Sot”.
Shtetasi i Repbulikës së Shqipërisë, në deklarimin e tij, tha se në Kosovë ka ardhur për të punuar në ndërtimtari. Ai po ashtu tha se kishte punuar së bashku me të akuzuarin Erind Dobrën, në një firm ndërtimore në Fushë Kosovë, dhe se ditën kritike së bashku me Erindin kishin qenë në një festival dhe pas përfundimit ishin nisur në drejtim të lagjes Emshir.
Më tutje, i pandehuri Preni, deklaroi se shoku i tij Erindi, i kishte thënë që të shkojn në rrugën “Tring Smajli”. Gjatë ecjes në këtë rrugë kanë takuar Lirim Sekiraqën, dhe të njëjtin e kishin futur në vetur, dhe me të marrë ishin nisur në drejtim të lagjes Emshir. Pas arritjes në lagje, i akuzuari Erind Dobra, e kishte tërhequr të rrëmbyerin dhe e kishte mbyllur në një banes në këtë lagje, duke e mbajtur për më shumë se 3 orë.
Të akuzuarit, gjatë deklarimit të tyre kanë potencuar se personi i rrëmbyer, ka vjedhur në banesën e tani të akuzuarit Erind Dobra, andaj e kishin marrë për ta pytur lidhje me vjedhjen në fjalë.
Ndryshe, sipas aktakuzës, të pandehurit Demir Preni dhe Erind Dobra, kanë marrë dhe mbajtur Lirim Sekiraqën, me qëllim që mos e lirojnë para se të nxjerrin të holla. Të njëjtin, me datë 03.07.2018, rreth orës 00:30 minuta, në rrugësn “Tring Smajli” në Prishtinë, kanë dalë nga vetura dhe kanë filluar ta sulmojnë të dëmtuarin Lirim Sekiraqa, ku më pastaj me forcë e kanë futur në veturë dhe janë larguar në drejtim të panjohur.
Në përshkrim të kësaj aktakuze thuhet se të pandehurit i kanë kërkuar të holla në vlerë prej rreth 5.000 euro, ose në të kundërtën do ta djegin me benzin të dëmtuarin në fjalë.
Monitoruar nga Leutrim Himaj
Lajmet në fokus