Në Gjykatën Themelore në Pejë, i akuzuari Besfort Mujaj, pranoi fajësinë për posedim të paautorizuar të narkotikëve. Përderisa, i akuzuari tjetër Erolind Elezaj, deklaroi se nuk e ndihet fajtor për veprën penale për të cilën akuzohet, pasi ai mohon që substanca e gjetur ishte e tij, dhe se ndryshe mund të deklaronte vetëm për t’ia bërë qejfin prokurorit.
Prokurori Muharrem Bajraktari, ka deklaruar se mbështet pranimin e fajësisë nga i akuzuari Besfort Mujaj, pasi që është bërë në mënyrë vullnetare dhe e njëjta gjen mbështetje në provat e bashkangjitura në aktakuzë. Ndërsa, sa i përket mohimit të fajësisë nga ana e të akuzuarit Elezaj, ai deklaroi se do të zhvillohet shqyrtimi gjyqësor në të cilën do të administrohen provat dhe zbardhet e vërteta.
Gjyqtari i çështjes Ahmet Rexhaj, mori aktvendim për aprovimin e fajësisë së pranuar nga i akuzuari Mujaj. Ndërsa, të akuzuarin Elezaj e njoftoi se brenda afatit prej 30 ditësh ka të drejtë të paraqes kundërshtimet e provave dhe kërkesën për hudhje të aktakuzës.
Sipas aktakuzës së siguruar nga “ Drejtësia Sot” në dispozitivin e parë i pandehuri Besfort Mujaj, akuzohet se më datë 14.10.2018, në rrugën e ashtuquajtur “ Rruga e Xhamisë”, në Pejë, pikërisht në veturën e tij të markës “VW Jetta”, paautorizim posedon narkotikë, në atë mënyrë që gjatë zbatimit të planit operativ nga zyrtarët policor ndalojnë të pandehurin i cili po drejtonte automjetin në fjalë me pasagjerë Erolind Elezaj, R.R, E.R dhe të miturin A.R, pas kontrollit në xhamin e pasëm gjejnë një qese plastike me substancë të dyshuar narkotike të llojti marihuana në peshë neto 10.2 gram, i cili në prani të avokatit mbrojtës e ka pranuar si të vetën.
Në dispozitivin e dytë të aktakuzës, sqarohen veprimet e të pandehuri Erolind Elezaj, i cili si pasagjerë në veturën e të pandehurit Mujaj, në natën kritike nga dritarja e pasme ku ishte edhe i ulur, hedhë pakon e cigareve “Camel”, në të cilën kishte 22.6 gram substancë narkotike e cila ishte e ndarë në qese të veçanta siç vijon: një qese prej 1.4 gram heroinë, një prej 1.2 gram marihuana, një prej 1.0 gram marihuana dhe një qese me 0.6 gram marihuanë.
Monitoruese: Blerta KELMENDI, Selvije MORINA
Lajmet në fokus