I akuzuari në mëdyshje të pranimit të fajësisë

Gjykata Themelore , Gjakove

Monitoruar nga Jeta Vula

14:14 / 05 Korrik 2019
[supsystic-social-sharing id="1"]

S.S, i akuzuar për vjedhje grabitqare sot pranë Gjykatës së Gjakovës, u deklarua se e pranoj dhe nuk e pranoj fajin me arsyetimin se të njejtit i janë hargjitur hapat (tabletat).

Paraprakisht mbrojtësi i të akuzuarit S.S, avokati Ilir Hoxhaj, kërkoi nga gjyqtari Gëzim Pozhegu që të njejtit ti bëhet ekzaminimi psikiatrik pasi që i mbrojturi i tij ka qenë dy vite në trajtim psikiatrik në Gjakovë, dhe në Institutin Psikiatrik të Forenzikës në Prishtinë.

Prokurori i Shtetit Ali Uka i njoftoi palët se nga ana e gjqytarit të procedurës paraprake është kërkuar një gjë e tillë, por vendimi nga ana e Institutit është sjellë vetëm në Gjykatë.

Meqenëse, prokurori dhe mbrojtësi i të akuzuarit S.S, avokati Hoxhaj pranuan kopjen e raportit për ekzaminim psikiatrik, avokati Hoxhaj hoqi dorë nga propozimi i mëparëshëm. Së bashku me prokurorin Uka, propozuan që shqyrtimi i sotëm të ndërpritet dhe i njejti të vazhdoi me datën 08.07.2019 siç ishte paraparë edhe më pare, propozim ky i cili u aprovua nga ana e gjykatës.

Vlen të ceket se i njejti gjindet në paraburgim që nga data 28.02.2019.

Sipas aktakuzës së ngritur nga ana e e Prokurorisë Themelore në Gjakovë – Departamenti i Krimeve të Rënda me datën 30.04.2019, i akuzuari S.S nga Gjakova ishte zënë në befasi në aktin e kryerjes së vjedhjes, në furrën e bukës nga ana e të dëmtuarës F.M . I akuzuari me maskë jo profesionale kishte hyrë me shpejtësi në furrë duke marrë kasën me të holla dhe duke ikur, nga bërtima e të dëmtuarës, i akuzuari ishte zënë nga i dëmtuari tjetër L.M I cili kishte vrapuar për ta ndaluar, ku gjatë kacafytjes së tyre të dëmtuarit, I akuzuari e kishte kanosur me thikë, dukë I marrur kështu dhe të dëmtuarit telefonin e tipit “Samsung”, me çka ka kryer veprën penale të vjedhjes grabitqare nga neni 328 prg.2 lidhur me prg.1 të KPRK-së.

Monitoruan: Jeta Vula dhe Qendresa Bytyqi.