Gjykata Themelore në Pejë liroi nga aktakuza ish-ministrin e Shëndetësisë Numan Baliq

Gjykata Themelore , Pejë

Monitoruar nga Selvije Morina

15:51 / 25 Korrik 2019
[supsystic-social-sharing id="1"]

Ish-ministri i Shëndetësisë dhe ish- zëvendësministri Numan Baliq, i akuzuar për veprën penale të ngacmimit është shpallur i pa fajshëm sot në Gjykatën Themelore të Pejës, raporton “Drejtësia Sot”.

Gjyqtari i çështjes Sejdi Blakaj sot ka bërë shpalljen e aktgjykimit duke konstatuar se ndaj të akuzuarit ka marr aktgjykim lirues për shkak se nuk është provuar fajësia e të njëjtit për veprën që i vihet në barrë.

Vlen të përmendet se kjo shpallje iu komunikua monitoruesve të Gjykatës Themelore në Pejë, nga ana e gjyqtarit Blakaj, edhe pse nuk ishin të pranishëm asnjëra nga palët në procedurë. Gjyqtari shtoi se aktgjykim do ta përpiloi brenda afatit të përcaktuar ligjor.

Ndryshe sipas aktakuzës Numan Baliq, akuzohet se nga muaji gusht i vitit 2018 ishte përfshirë në mënyrë të vazhdueshme dhe të padëshirueshme me qëllim të ngacmimit dhe të frikësimit, të dëmtuarën S.M.

Më tutje aktakuza i sqaron veprimet e të akuzuarit Baliq, në kohën kur e dëmtuara kishte filluar praktikën në Spitalin Regjional të Pejës, i pandehuri edhe pse e dëmtuara e refuzonte në vazhdimësi i njëjti i shkruante në numrin e saj në “Viber”, me përmbajtje ngacmuese.

Monitoruese Selvije MORINA, Blerta KELMENDI