Gjykata e Apelit shqyrton ankesat e të pandehurve lidhur me zbutjen e dënimit

Gjykata Themelore , Prishtinë

Monitoruar nga

14:51 / 25 Korrik 2019
[supsystic-social-sharing id="1"]

Sot në Gjykata e Apelit në Prishtinë- Departamenti për Krime të Rënda u mbajt seanca e shqyrtimit gjyqësor në çështjen penale kundër të akuzuarve Gëzim Musliu, Jusuf Muslija, Bekim Fetahu, Fehmi Selaj, Bashkim Beha, Albert Leci, Mahmut Matmuja, Isak Behluli dhe Leotrim Hoda.

Përfaqësuesit e autorizuar të pandehurve kanë paraqitur ankesë në Gjykatën e Apelit në Prishtinë kundër aktgjykimit të Gjykatës Themelore në Prishtinë, duke kërkuar dënim më të butë për të mbrojturit e tyre.

Përfaqësuesit e autorizuar të të pandehurve në seancën e sotme ka thënë se gjykata e shkallës së dytë duhet të marrë parasysh rrethanat lehtësuese dhe kanë kërkuar nga gjykata e shkallës së dytë që dënimi t’i zbutet ose çështja t’i kthehet në rigjykim Gjykatës Themelore.

Sipas aktakuzës së datës 30.08.2018, rreth orës 13:50 në fshatin Marec, konkretisht në shtëpitë, objektet përcjellëse dhe sipërfaqen për rreth shtëpisë së të pandehurit Jusuf Musliu gjatë një kontrolli nga ana e Policisë së Kosovës i janë gjetur dhe sekuestruar 46 kilogram e 265 gram substancave narkotike të llojit marihuanë të ndara qese të vogla si dhe 6 mbështjellës të najlonit që shërbejnë për paketimin e narkotikëve në pjesë të vogla, të cilën substancë me qëllim të shitjes, në bashkëveprim pasi që më parë janë dakorduar, e kanë poseduar, shpërndarë, transportuar dhe ndërmjetësuar të pandehurit e lartëcekur.

Të pandehurit Jusuf Musliu,Bekim Fetahu,Bashkim Beha, Albert Leci, Mahmut Matmuja dhe Leotrim Hoda kanë pranuar fajësinë e tyre në shqyrtimin fillestar.

Sipas aktgjykimit të Gjykatës Themelore, i pandehuri Jusuf Muslija, ka veprën penale “Blerja, posedimi,shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose në posedim të paautorizuar të armëve”, të njëjtit i shqiptohet dënimi me burgim me kohëzgjatje prej 2 vite dhe dënim me gjobë në lartësi prej 2000€.

Më tutje sipas aktgjykimit, i pandehuri Bashkim Beha ka kryer veprën penale “Blerja, posedimi,shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose në posedim të paautorizuar të armëve”, të njëjtit i shqiptohet dënimi me burgim në kohëzgjatje prej 1 viti dhe dënimi me gjobë në lartësi prej 500€.

I pandehuri Mahmut Matmuja ka kryer veprën penale “Blerja, posedimi,shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose në posedim të paautorizuar të armëve”, të njëjtit i shqiptohet dënimi me burgim me kohëzgjatje prej 2 vite dhe dënim me gjobë në lartësi prej 1000€.

Ndërsa i pandehuri Isak Behluli, për veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose në posedim të paautorizuar të armëve”, të njëjtit i shqiptohet dënimi me burgim me kohëzgjatje prej 1 vit dhe dënim me gjobë në lartësi prej 15000.

Të pandehurit Leutrim Hoda i shqiptohet dënimi me burgim në kohëzgjatje prej 1 Vit dhe 4 muaj dhe dënimi me gjobë në lartësi prej 500€.

Ndërsa i pandehuri Gëzim Musliu ka deklaruar se nuk e pranon fajësinë, i njëjti është liruar nga akuza, gjykata ka gjetur se nuk është paraqitur asnjë e dhënë bindëse për kryerjen e veprës penale.

Gjykata e Apelit lidhur me këtë çështje penale do të vendos në kolegj të përbërë prej gjyqtarëve Afrim Shala kryetar i trupit gjykues,Hava Haliti dhe Ahmet Tahiri anëtar të trupit gjykues.

Monitoruese: Zanë BUÇINCA