Edison Istrefi i cili akuzohej për veprën penale blerja, shitja dhe posedim i paautorizuar i substancave narkotike, psikotrope dhe analoge, u dënua nga Gjykata Themelore në Gjakovë me dënim me kusht 1 vit, nëse në afat prej 2 vite nga dita e plotëfuqishmërisë së këtij aktgjykimi nuk do të kryen vepra tjera penale dhe dënim me gjobë në shumën prej 600 Euro. Poashtu të njejtit t’i konfiskohet edhe droga.
Sipas aktkuzës së Prokurorisë Themelore të Gjakovës, i akuzuari Edison Istrefi akuzohet se paautorizim dhe me qëllim shitje ka poseduar substanca narkotike, ku gjatë bastisjes së shtëpisë të njejtit i janë gjetur 9.54 gram marihuan, një mulli të vogël dhe një pako rizlla.
Qendresa Bytyqi dhe Jeta Vula
Lajmet në fokus