Gjykata Themelore në Mitrovicë, ka shtyrë shqyrtimin fillestar ndaj të akuzuarit Agron Beshiri, i cili po akuzohet për veprën penale Rrezikim i trafikut publik.
Mbrojtësi i të akuzuarit avokati Vehbi Beqiri, seancën e së mërkurës ka kërkuar që ta shtyjë për një ditë tjetër me arsyetimin se nuk është pajisur me shkresat e lëndës pasi që para tre (3) ditëve është autorizuar në këtë çështje penale, raporton / Drejtësia sot.
Në këto rrethana gjyqtarja Branka Semenov ka shtyrë shqyrtimit fillestar për kohë të pacaktuar.
Poashtu gjykata e ka obliguar Prokuroren Natasha Radoviq që të njejtit të i’a ofroj shkresat e lëndës.
Në aktakuzë thuhet se me datë 05.07.2016 rreth orës 09:10, duke e drejtuar automjetin e markës “Citroen”, nuk e ka përshtatur shpejtësinë e lëvizjes ashtu që ka goditur një fëmijë-të mitur të cilit i ka shkaktuar lëndime të rënda trupore.
Me këtë, ai akuzohet se ka kryer veprën penale Rrezikim i trafikut publik.
Monitorues Egzon MUSA
Lajmet në fokus