Fillon gjykimi ndaj të akuzuarit për krime lufte në Kosovë, Zoran Gjokiq

Gjykata Themelore , Prishtinë

Monitoruar nga Nita Kusari

15:42 / 11 Korrik 2019
[supsystic-social-sharing id="1"]

Në Gjykatën Themelore të Prishinës – Departamenti Special u mbajt shqyrtimi fillestar ndaj të akuzuarit Zoran (Miodrag) Gjokiq, për veprën penale Krime të Luftës.

Në shqyrtimin fillestar të mbajtur në Departamentin Special, i akuzuari ka mohuar të gjitha pikat e aktakuzës dhe ka theksuar se nuk e ndjen vetën fajtor për veprën penale që i’u vihet në barrë.

Të njejtit, nga ana e gjykatës i është shqiptuar masa e paraburgimit që nga data 01.02.2019.

Sipas aktakuzës së siguruar nga Drejtësia Sot, thuhet se Zoran Gjokiq në periudhën mars-prill 1999, në një lagje të Pejës, duke bashkëvepruar me një grup personash të nacionalitetit serb, të veshur me uniforma policore, paramilitare e ushtarake ka shkaktuar vuajtje të mëdha, aplikim i masave të frikësimit ndaj popullatës së pambrojtur civile, vrasje, plaçkitja e një qyteti apo një vendi, urdhërimi për zhvendosjen e popullatës civile ose ndaj individëve të veçant civil që nuk kanë të drejtë të marrin pjesë drejtpërdrejtë në konflikt.

Seanca e rradhës është caktuar të mbahet me datën 14 gusht 2019.

Monitorues: Nita Kusari dhe Liridon Salihi