Në Gjykatën Themelore në Gjilan, nuk është mbajtur seanca për të akuzuarin Naim Arifi i cili nga prokuroria po akuzohet për armëmbajtje pa leje.
Kryetari i trupit gjykues Islam Thaqi konstatoi praninë e palëve, dhe meqenëse mungoi i akuzuari i cili edhe pse ishte ftuar me ftesë nga gjykata ai nuk ishte i pranishëm, mori aktvendim për shtyerjen e seancës për kohë të pacaktuar, dhe ndaj të akuzuarit u vendos që të lëshohet urdhër për sjellje të detyrueshme.
Kryetari i trupit gjykues konstatoi që seanca e rradhës do të mbahet posa të sigurohet prania e të akuzuarit në seancë.
Ndryshe sipas aktakuzës, i akuzuari thuhet se në kundërshtim me ligjin e zbatueshëm për armët, ka mbajtur në pronësi një pistoletë të llojit “Ekol Jackal Dual” në fshatin Zhegër, Komuna e Gjilanit.
Monitoruese: Ronita HALIMI
Lajmet në fokus