Deklarohen të dëmtuarit nga tentim vrasja në Podujevë në vitin 2010. Krimi dyshohet të jetë kryer nga Astrit Mehmeti, Pajtim Mehmeti, Mehmet Mehmeti dhe Gazmend Mehmeti e ku ka mbetur i plagosur Liridon Rrahimi.
Të dëmtuarit deklaruan se kanë qenë në veturë kur ka ndodhur ngjarja. Në drejtim të tyre është shtënë me armë zjarri nga i cili sulm ka mbetur i plagosur Liridon Rrahimi i cili në ato momente ishte duke drejtuar makinën. Dëshmitari Medin Abdullahu, deklaron se nuk e ka parë kush ka shtënë në drejtim të tyre por që më vonë ka dëgjuar se thuhet të ketë qenë Astrit Mehmeti. Nuk e njeh atë dhe nuk ka qenë në dijeni për problemet mes tij dhe të dëmtuarit.
I dëmtuari tjetër Qëndrim Softolli në cilësinë e dëshmitarit deklaron se ngjarjen nuk e ka parë por nga rasti i është dëmtuar vetura. Vetura tij kishte qenë në parking derisa ka ndodhur ngjarja. Me të shkuar te vetura pak kohë pasi ka ndodhur ngjarja kishte parë se ka disa vrima nga plumbat në të.
Dy dëshmitarët nuk janë të interesuar për dëmshpërblim. Kërkojnë të lirohen nga rasti sepse ka kaluar shumë kohë dhe nuk mund të merren më me të.
Sipas aktakuzës, për shkak të problemeve që kanë pasur paraprakisht Astrit Mehmeti, Pajtim Mehmeti, Mehmet Mehmeti dhe Gazmend Mehmeti me Liridon Rrahimin, derisa ishte duke drejtuar veturën, Liridoni Rrahimi bashkë me shokët e tjerë të dëmtuar, të dyshuarit kanë shtënë disa herë në drejtim të tyre. Nga rasti ka mbetur i plagosur Liridon Rrahimi.
Aktakuza është ngritur vetëm ndaj Astrit Mehmetit. Mehmet Mehmeti, Pajtim Mehmeti dhe Gazmend Mehmeti gjenden në arrati. Ndaj tyre është veçuar procedura.
Monitoruese Ermirë Januzi
Lajmet në fokus