Dëshmitarja: Bizneset tona janë veq në letër, të gjitha gjërat i kanë marrë fajdexhitë

Gjykata Themelore , Prishtinë

Monitoruar nga Leotrim Himaj

17:35 / 22 Korrik 2019
[supsystic-social-sharing id="1"]

Kështu ka deklaruar Vjosa Shala, në seancen e mbajtur sot në Gjykatën Themelore në Prishtinë, ndaj të akuzuarve për fajde.

Dëshmitarja, njëherit është bashkëshortja e të dëmtuarit Artan Shala, poashtu edhe pronare e biznesit Autocenter shpk. i cili biznes poashtu është biznes familjar.

Gjatë dëshmisë së saj, ajo tha se gjatë viti 2014 i akuzuari Gzim Alija, kishte ardhur në shtëpi të famlijes Shala dhe i ka kërkuar të ja kthej borxhin e marrë nga bashkëshorti i saj Artani.

Në vazhdim të seancës mbrojtësi i të akuzuarit Afrim Borovci, avokati Vehbi Ismaili e ka pyetur dëshmitaren në lidhje me huamarrjen nga bashkëshorti i saj Artan Shala, ku e njëjta është përgjigjur se nuk është në dijeni nëse bashkëshorti saj ka marrë para me hua nga dikush.

Ajo ndërkoh deklaroi se në cilësi të pronares së biznesit Auto Center shpk, ka tërhequr shumën e të hollave prej rreth 50 mijë euro, duke mos ditur se kush i transferuar këto të holla në xhirollogarin e biznesit të saj.

Lidhur me punën e fajdeve, Shala tha se fillimisht e kishte marrë vesh nga të tjerët, e më pas bashkëshorti i saj i kishte treguar, duke shtuar se te ky i fundit kishte filluar ta humb besimin me arsyetimin se i kishin shkuar njerëz të ndryshëm duke i kërkuar shuma të ndryshme të të hollave.

Në fund të senacës, i akuzuari Afrim Borovci e ka pyetur dëshmitaren në lidhje me parat e tërhequra nga ajo në xhirollogarin e biznesit Auto Center shpk, mirëpo dëshmitarja nuk është përgjigjur në këtë pytje.

Vazhdimi i marrjes në pytje të dëshmitares do të bëhet në seancën e radhës me datë 25 korrik 2019, ne ora 13:10.

Sipas aktakuzës së ngritur më 13 tetor 2017, të akuzuarit Afrim Borovci, për periudhën 2013-2014, Adem Grashtica, për periudhën 2011-2014, Gëzim Alija, për periudhën 2013-2015, dhe Artan Sejdija për periudhën 2009-2015, kanë kontraktuar shuma dukshëm jo proporcionale të pasurisë për vete në këmbim të shërbimit për personin tjetër, duke shfrytëzuar gjendjen e rëndë financiare të të dëmtuarit Arton Shala.

Në përshkrim të aktakuzës thuhet se Afrim Borovci, ka kontraktuar një shumë dukshëm jo proporcionale të pasurisë për vete në këmbim të shërbimit për personin tjetër, duke shfrytëzuar gjendjen e rëndë financiare të dëmtuarit Arton Shalës, në atë mënyrë që gjatë vitit 2013, pasi që janë marr vesh në lokalin e të dëmtuarit ku ishte i pranishëm edhe i pandehuri Artan Sejdija, më 18.04.2013, përmes një deklarate noteriale, i pandehuri Borovci, i ka dhënë të dëmtuarit shumën prej 48.000.00 euro, në formë të huazimit në afatin e kthimit prej një viti.

Prokuroria të akuzuarin Gëzim Alija e akuzon se ka kontraktuar një shumë dukshëm jo proporcionale të pasurisë për vete në këmbim të shërbimit për personin tjetër, duke shfrytëzuar gjendjen e rëndë, financiare të dëmtuarit Arton Shalës, në atë mënyrë që prej fundit të vitit 2013, e deri në tetor 2015, të dëmtuarit Arton Shalës fillimisht e ka dhënë 30.000.00 euro, në formë të huazimit, në afatin të kthimit prej një viti ndërsa i dëmtuari ia ka paguar kamatën mujore prej 3,000.00 euro, dhe pasi e ka paguar këtë shumë deri në muajin gusht 2014, përsëri i dëmtuari Arton Shala, nga i pandehuri ka marr edhe tri herë para me fajde gjithsejtë prej 65.000.00 euro, ndërsa i pandehuri Gëzim në emër të kamatës i ka marr nga i dëmtuari Arton Shala, 18.000.00 euro, ndërsa ia ka kërkuar edhe borxhin fillestar prej 30.000.00 euro.

Ndër të tjera në aktakuzë thuhet se i akuzuari Artan Sejdija, ka kontraktuar një shumë dukshëm jo proporcionale të pasurisë për vete në këmbim të shërbimit për personin tjetër, duke shfrytëzuar gjendjen e rëndë financiare të dëmtuarit Artan Shalës, në atë mënyrë që nga fundi i vitit 2009, e deri në tetor 2015, të dëmtuarit Artan Shalës ia ka dhënë 50.0000.00 euro, si dhe veturën e tipit “Golf”, në vlerë prej 15.000.00 euro, në formë të huazimit.

Mirëpo, pasi i pandehuri ka shkuar në SHBA, përmes telefonit ia ka kërkuar që të ia paguaj kamatën nga 1500.00 euro, të cilën i dëmtuari ia ka paguar përmes “Wester Union Bank” ashtu që brenda 24 muajsh ia ka paguar shumën prej 30.000.00 euro, për “kryegjënë” si dhe çdo muaj ia ka paguar kamatën mujore prej 1500.00 euro, kështu që gjithsejtë ka paguar 80.000.00 euro.

Monitoruar nga Leutrim Himaj