Dënohet me një vit burgim me kusht i akuzuari për Sulm ndaj policëve

Gjykata Themelore , Prishtinë

Monitoruar nga Rinon Arifi

16:07 / 15 Korrik 2019
[supsystic-social-sharing id="1"]

Gjykata Themelore në Prishtinë, ka shapllur fajtor të akuzuarin A.S për Vjedhje të rëndë në tentativë, kurse është liruar nga akuza për Sulm ndaj personit zyrtar.

Gjykata ndaj të njejtit ka shqiptuar dënimin me burgim prej një viti, dënim ky që nuk do të ekzekutohet, në qoftë se i akuzuari nuk përsërit vepër tjetër penale brenda periudhës verifikuese prej dy viteve.

Krahas kësaj, gjykata e ka dënuar të pandehurin edhe me gjobë në vlerë prej 200 eurove, e cila duhet të paguhet brenda periudhës verifikuese.

Ky dënim i’u është shqiptuar për veprën penale vjedhje e rëndë në tentativë, kurse për veprën tjetër e cila i ngarkohej, “Sulm ndaj personit zyrtar”, është liruar nga akuza me arsyetimin se nuk ka prova që do të vërtetonin kryerjen e kësaj vepre.

Poashtu, i pandehuri detyrohet që në emër të paushallit gjyqësor të paguaj shumën në vlerë prej 30 eurove.

Lidhur me këtë aktgjykim, palët e pakënaqura kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit në afat prej 15 (pesëmbëdhjetë) ditëve pas pranimit të këtij akgjykimi.

Sipas aktakuzës së siguruar nga burimet e Drejtësi Sot, thuhet si i pandehuri A.S me datë 19.10.2017, me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm, në lagjen Dardania në Prishtinë, ka tentuar që me mjete të përshtatshme të vjedhë veturën e tipit “Pasat”, por meqenëse vetura nuk është ndezur kjo vepër ka mbetur në tentativë.

Më tutje, i njejti akuzohet se në natën kritike, pas pak minutave, ka tentuar që përsëri të marrë me dhunë veturën tjetër të markës “Golf 2”, por pasi është alarmuar nga policia nuk ka arritur që të marrë veturën në fjalë. Gjatë tentimit për të ikur nga policia, i pandehuri po akuzohet se me veturën e tij të marrë me qëra ka goditur zyrtarët policorë, duke ju shkaktuar lëndime të lehta trupore.

Kjo aktakuzë sqaron se zyrtarët policorë pas sulmit të të pandehurit, në vetëmbrojtje kanë qëlluar atë me armë zjarri, duke e goditur në pjesën e majtë të qafës, me ç’rast i kanë shkaktuar lëndime të rënda trupore.

Drejtësia Sot e ka përcjellur këtë rast edhe më herët. http://www.rolpik.org/jepet-fjala-perfundimtare-per-te-akuzuarin-per-sulm-ndaj-policeve/

Monitoruar nga Rinon Arifi