Dënohet me 6 muaj burg, për ndërtime të kundërligjshme në Bogë të Rugovës

Gjykata Themelore , Pejë

Monitoruar nga Blerta Kelmendi

12:18 / 04 Korrik 2019
[supsystic-social-sharing id="1"]

Gjykata Themelore në Pejë, ka shpallur fajtor Hekuran Dema për veprën penale, ndërtim i kundërligjshëm , në fshatin Bogë, të Rugovës Komuna e Pejës.

I njëjti është dënuar me 6 muaj burgim, dënimi do të ekzekutohet 15 ditë pasi që aktgjykimi të marrë formën e prerë. Me pëlqimin e të pandehurit konform nenit 47 të KPRK-së, gjykata mund të vendos që dënimin me burg ta zëvendësoj me gjobë. I njëjti detyrohet që në emër të shpenzimeve procedurale te paguaj gjobën prej 20 euro, si dhe në emër të shpenzimve të paushallit gjyqësor 15 euro, ndërsa në emër të kompenzimit të taksës për viktimat shumën prej 30 euro, të gjitha këto në afat prej 15 ditësh pas plotëfuqishmërisë së aktgjykimit.

Pala e dënuar ka të drejtë që të paraqes ankesë ndaj këtij aktgykimi në afat prej 15 ditësh në Gjykatën e Apelit.
Vlen të theksohet se i akuzuari Hekuran Dema, në seancën e djeshme, ka pranuar fajësinë për veprën penale që i vihej në barrë.

Sipas aktakuzës së siguruar nga “Drejtësia Sot”, i akuzuari Hekuran Dema, me datë 25.04.2018 në fshatin Bogë, si pronar i objektit ndërtimor Alto-Lisi, bën punime të kundërligjshme ndërtimore, ashtu që pa poseduar lejen e ndërtimit dhe duke i mos përfilluar organet kompetente, bën ndërtimin e objektit hotelier në Bogë edhe përkundër asaj që organet kompetente e kanë paralajmëruar për ndërprerje të punimeve, me çka ka kryer veprën penale, ndërtime të kundërligjshme.

Monitoruese: Blerta Kelmendi