Dënohen me gjobë, të akuzuarit për posedim të narkotikëve

Gjykata Themelore , Ferizaj

Monitoruar nga

14:46 / 18 Korrik 2019
[supsystic-social-sharing id="1"]

FERIZAJ – Nga 260 euro gjobë, i’u ka shqiptuar Gjykata Themelore në Ferizaj, të akuzuarëve për veprën penale blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja i paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge në bashkëkryerje, B.XH, SH.S, A.B dhe D.S.

Gjyqtari gjykues Shabi Idrizi, aktgjykimin ndaj tyre e shpalli, pasi paraprakisht katër të akuzuarit e kanë pranuar fajësinë, për veprën për të cilën ngarkoheshin.

“Është hera e parë që kemi konsumuar dhe do të jetë e fundit, i premtojmë gjykatës që më asnjëherë nuk do të përsërisim veprime të tilla”.

Prokurorja e Shtetit Luljeta Bilalli, nuk e kundërshtoi pranimin e fajësisë nga të akuzuarit, shtoi se e njëjta është bërë vullnetarisht, është në përputhje me dispozitat ligjore në fuqi dhe i propozoi gjykatës që të merr vendim mbi pranimin e fajësisë të të akuzuarëve.

Gjyqtari gjykues pranoi fajësinë e të akuzuarëve, duke theksuar se e njëjta është në përputhje me provat që gjenden në shkresat e lëndës dhe dispozitat ligjore në fuqi.

Të pandehurit akuzohen, se në vitin 2019, në Ferizaj, pas një Plani Operativ “Stop drogave në shkolla”, gjatë kontrollimit në veturën ku janë gjendur të pandehurit, të njejtëve i është gjetur substancë narkotike e llojit marihuanë, me këto veprime kanë kryer veprën penale blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja i paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge në bashkëkryerje.

Monitorues: Mentor Buzhala