Dënim me burg dhe dënim me gjobë kundër të akuzuarve për narkotikë

Gjykata Themelore , Prishtinë

Monitoruar nga

16:51 / 02 Korrik 2019
[supsystic-social-sharing id="1"]

Gjykata Themelore në Prishtinë i ka shpallur fajtor Leutrim Shurdhanin dhe Dardan Krasniqin. Trupi gjykues i përbërë nga kryetari Naser Foniqi dhe anëtarët Hamdi Ibrahimi e Violeta Namani të akuzuarve iu ka shpallur dënim me burgim prej 1 viti dhe dënim me gjobë në shumë prej 1000 euro secilit veç e veç. Të akuzuarit detyrohen që ti paguajnë shpenzimet e procedurës penale, në emër të paushallit gjyqësor nga 50 euro si dhe nga 50 euro për fondin e kompenimit të viktimave. Palët e pa kënaqura kanë të drejtë ankese në gjykatën e shkallës së dytë në afat prej 15 ditësh nga marrja e aktgjykimit.

Të akuzuarit kanë kryer veprën penale blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge.

Të akuzuarit me datë 20.07.2018, në Obiliq pa autorizim kanë blerë apo kanë poseduar me qëllim të shitjes, shpërndarjes së substancave narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge. Ashtu që deri sa policia ka tentuar të ndalojë veturën e të pandehurve, të njejtit nuk janë ndalur po kanë ikur me shpejtësisë së madhe e që kanë rrezikuar edhe pjesëmarrësit në trafik, pas arrestit të të pandehurve, policia në veturë ka gjetur dhe sekuestruar një sasi prej 387.6gr.

Monitoruese Blendë MJEKU