Gjykata Themelore në Pejë – Departamenti i Përgjithshëm Penal, ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Pejë, për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurit N.J.
Për shkak të dyshimit të bazuar se i njejti me datë 22.07.2019, në shtëpinë e tij në Pejë, pasi që kërkon pasaportën dhe dokumentet e tjera personale dhe nuk i gjen, shkon te e dëmtuara-nusja e djalit të tij dhe e pyet “ku ma keni lënë pasaportën”, në ndërkohë e merr një gotë dhe e thyen e pastaj merr thikë dhe ia afron të dëmtuarës te fyti dhe i drejtohet me fjalë kanosëse duke i thënë “unë të çkyej”, pas këtyre veprimeve e dëmtuara shkon në polici dhe e lajmëron rastin ndërsa, e njëjta është dërguar në tretman mjekësor për shkak të lëndimit në dorë.
Me këto veprime i pandehuri dyshohet të këtë kryer vepër penale dhunë në familje.
Kundër këtij vendimi të gjykatës për caktimin e masës së paraburgimit, pala e pakënaqur ka të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit.
Monitoruese Selvije MORINA, Blerta Kelmendi
Lajmet në fokus