Në mbledhjen e sotme të Këshillit Gjyqësor të Kosovës, u diskutua për udhëzimin administrativ për unifikimin e taksave gjyqësore. Në këtë udhëzim nuk janë të përfshira viktimat e dhunës seksuale. Në mbledhje u propozua që këto viktima të lirohen nga taksat gjyqësore siç janë të liruara kategoritë e dala nga lufta, familjet me ndihmë sociale e kategoritë e tjera me status të veçantë.
Gjatë diskutimit për këtë pikë, gjyqtarja Makifete Sallauka propozoi që kjo pikë të shtyhet për mbledhjen e ardhshme. Sipas saj duhet të diskutohet më gjatë për këtë kategori.
Plotësimi i udhëzimit administrativ për unifikimin e taksave gjyqësore u caktua për mbledhjen e radhës. Deri në ndonjë vendim të KGJK-së, viktimat e dhunës seksuale vazhdojnë të paguajnë taksat gjyqësore.
Monitoruese, Ermirë Januzi
Lajmet në fokus