Vazhdon rishqyrtimin gjyqësor ndaj të akuzuarve Durim dhe Sali Lushaj për Vrasje të rëndë

Gjykata Themelore , Pejë

Monitoruar nga Blerta Kelmendi

13:43 / 18 Qershor 2019
[supsystic-social-sharing id="1"]

Në Gjykatën Themelore të Pejës- Departamenti për Krime të Rënda, u mbajt rishqyrtimi gjyqësor ndaj të akuzuarve Durim dhe Sali Lushaj, që të dy nga fshati Shaptej, Komuna e Deçanit, të akuzuarit po gjykohen për veprën penale “Vrasje e Rëndë, nga neni 179 par.1 pika 1.5 dhe 1.11, lidhur me nenin 31, të KPRK-së si dhe veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll, posedim dhe përdorim i paautorizuar i armëve nga neni 374, par 1, të KPRK-së.

Gjatë këtij shqyrtimi gjyqësor që udhëhiqej nga trupi gjykues në përbërje të gjyqtarit Sali Berisha kryetar, Lumturije Muhaxheri dhe Kreshnik Radoniqi anëtar të trupit gjykues. Përveç të akuzuarve të pranishëm kanë qenë edhe prokurori i shtetit Haxhi Sinani, avokatët mbrojtës të akuzuarëve, avokat Gezim Kollqaku, mbrojtës i të akuzuarit Durim dhe avokate Kosovare Kelmendi, mbrojtëse e të akuzuarit Sali, dëshmitaret Ramë Ramaj dhe Metë Ramaj, Veton Kelmendi, Riza Mahaj.

Kryetari i trupit gjykues konstaton se rishqyrtimi do të vazhdoj me dëgjimin e dëshmitarëve të ftuar i pari ftohet dëshmitari Ramë Ramaj, i njëjti deklaroj se nuk ka qenë në vend të ngjarjes në momentin kur ka ndodhur ngjarja kritike mirëpo, pas dëgjimit të krismave dhe të bërtiturave ka dal dhe ka parë viktimat e shtrirë në tokë ndërsa të akuzuarit me armë në duar. Më pas rishqyrtimi ka vazhduar me dëgjimin e dëshmitari Metë Ramaj, i cili deklaroj se mbetet pranë deklaratave që i ka dhënë më herët.

Trupi gjykues gjatë deklarimit të dëshmitarit Metë Ramaj, i ka shqiptuar vërejtje me shkrim mbrojtëses së të akuzuarit Sali Lushaj, Avokate Kosovare Kelmendi, për shkak të sjelljes dhe qëndrimit ndaj dëshmitarit.

Seanca e rishqyrtimit gjyqësor vazhdoj me dëgjimin e dëshmitarit Veton Kelmendi, hetues në sektorin e vrasjeve. Z.Kelmendi deklaroj se qëndron pranë deklarimeve të më herëshme si dhe pranë raportit të bërë me datë 26.08.2016, me numër të rastit 2016-DC-410. Më pas është dëgjuar dëshmitari Riza Mahaj I cili ka deklaruara se qëndron pranë raporteve dhe deklaratave të dhëna.

Sipas aktakuzës së Prokuroris Themelore Pejë – Departamenti për Krimë të Rënda, të përfaqësuar nga prokurori Haxhi Sinani, thuhet se i akuzuari Durim Lushaj, me datë 25.08.2016, rreth orës 18:30, në fshtatin Shaptej, Komuna Deçan, pas një mosmarrëveshje paraprake, ka privuar nga jeta Rexhep Ramaj me armë zjarri, i njejti pasi që ka privuar nga jeta Rexhepin, bashkë me të akuzuarin Sali Lushaj akuzohen për vrasjen e Burim Ramajt, po ashtu me armë zjarri, të njëjtit kanë vënë në rrezik jetën e të miturit A,R dhe Gani Ramaj, e Mustafë Ramaj, me çka në bashkë veprim kanë kryer vepër penale “Vrasje e Rëndë nga neni 179, të KPRK-së, si dhe vepër penale “Mbajtja në pronësi, kontroll, posedim dhe përdorim i paautorizuar i armëve” nga neni 374, par 1, të KPRK-së.
Seanca e radhës vazhdon me datë 19.06.2019 në ora 10:00

Monitoruan: Selvije MORINA, Blerta KELMENDI