Vazhdon gjykimi për zyrtarët e Policisë së Kosovës

Gjykata Themelore , Prishtinë

Monitoruar nga

14:06 / 17 Qershor 2019
[supsystic-social-sharing id="1"]

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë – Departamenti i Përgjithshëm, u mbajt seanca e shqyrtimit gjyqësor ndaj të akuzuarve Fitim Shishani, Jetullah Aliu dhe Valbona Osmani, të akuzuar për veprat penale Privim i kundërligjshëm i lirisë nga neni 196 par. 3 lidhur me par. 1 lidhur me nenin 31 të KPRK-së, dhe fotografim dhe inçizime të paautorizuara nga neni 205 par. 3 lidhur me par. 1 lidhur me nenin 31 të KPRK-së.

Në seancë ishin të pranishëm gjyqtarja e vetme gjykuese Fatmire Dërmaku, dhe prokurorja e Prokurorisë Themelore Hava Krasniqi, i dëmtuari Qazim Veseli me avokat Besnik Berishën, si dhe të akuzuarit Fitim Shishani, Jetullah Aliu me avokat Skënder Musa dhe Valbona Osmani, me avokat Florin Vërtopin.

Sot, në seancën, është marrë në pyetje dëshmitari i ftuar nga prokuroria. Në kohën kur dyshohet se është kryer vepra penale i njejti ka qenë zyrtar në policinë e Kosovës poashtu është ai që e ka bërë raportin për marrjen në pyetje të Qazim Veselit. Ai tha se ka marrë urdhëra nga drejtori dhe jo cdo gjë në raport ka qenë e tij. Për rastin nuk ka komunikuar me asnjë prokurorë vetëm me zyrtarët e policisë. Kurse për marrjen në pyetje të Qazimit edhe pse nuk ka pasur dyshim se ka lidhje me trafikim me qenie njerëzore, ai ka thënë se vetëm kanë dashur të krahasojnë deklaratën e tij me atë të vajzës që ka deklaruar edhe pse nuk ka pasur urdhër apo kërkesë për intervistim të tij, thotë se ndaj tij nuk është hapur rast dhe nuk ka pasur as numër. Arsyeja pse Qazimi është mbajtur së pari në Ferizaj e pastaj edhe në zyre të IPK-së është se nuk kanë pasur hapsirë të mjaftueshme sepse ka qenë ndërrimi i natës por nuk e di se si ka ardhur puna që të qëndroj për kohë më të gjatë aty.

Pas deklaratës së dëshmmitarit, prokurorja kërkoi që seanca të ndërprehet sepse siq ka paralajmëruar edhe më herët, aktakuza do të ndryshohet pas deklaratave të dëshitarëve.

Mbrojtësi i të dëmtuarit Qazim Veseli, avokati Besnik Berisha, mbështet kërkesën e prokurorës për ndryshimin e aktakuzës si kërkesë legjitime. Thotë se pas deklaratës së dëshmitarëve kanë ndryshuar rrethanat faktike sepse kanë dalë në pah fakte të reja. Sipas tij e drejta e prokurorisë për të ndryshuar aktakuzën nuk është konsumuar asnjëherë. Më i propozon gjykatës të jap afat të arsyeshëm për ndryshim të aktakuzës e pastaj të administrohen provat.

Kundër kësaj kërkese ishin avokati i të akuzuarit Jetullah Aliu, avokati Skënder Musa i cili tha se gjykimi është politik, në anën e të dëmtuarit janë LDK-ja kurse në anën e të akuzuarve janë PDK-ja, duke aluduar në atë që prokurorja e rastit një kohë ka punuar në Komunën e Prishtinës. Kërkoj që të respektohet pavarësia e gjykatës dhe të ruhen të drejtat të akuzuarve. Tha se nuk janë kundër bindjeve politike të prokurorëve, avokatëve dhe palëve mirëpo do të kundërshtojnë që afërsitë partiake të përsekutojnë palët që ne i mbrojmë. Thotë se prokurorja ka të drejtë të ndryshoj aktakuzën por jo të ndihmoj në pastrimin e inspektoratit nga zyrtarët e një partie në favor të partisë tjetër. Propozon që të lexohen provat dhe të mos lejohet ndërprerja e seancës.

Reagoi edhe mbrojtësi i të akuzuarës Valbona Osmani, avokati Florin Vërtopi i cili tha se kemi të bëjmë me gjykim në afat të paarsyeshëm. Sipas Vërtopit, në këtë gjykim janë shtyrë 3 seanca si dhe janë ndërprerë dy gjykime për shkak të kinse situatave të natyrës që nuk lidhen me vendosje të cështjes. Këto shtyrje asnjëherë nuk janë bërë për fajin e gjykatës apo të pandehurve por cdo herë për arsye të prolongimit të qëllimshëm nga organi i akuzës.
Edhe tani do që ta ndërprej seancën prapë me arsye të prolongimit. Askush nuk e ndalë në ndryshim të akuzës por jo në këtë rast pa u administruar provat materiale me qëllimin e vetëm që ta respektoj këtë gjykatë me gjykimin e drejtë e në afat të arsyeshëm e pastaj le ta ndryshoj akuzën nëse mendon se ka vend edhe pse tre dëshmitarë asnjë fakt nuk kanë dhënë deklaratë kundër të akuzuarve. Kërkon të administrohen provat materiale dhe pas administrimit të provave atëherë mund të mendohet për cështje të tjera.

Lidhur me kërkesën e prokurores, gjykata merr aktvendim që pasi të administrohen provat materiale, të ndryshohet aktakuza. Nuk lejohet ndërprerja e seancës. Prokurorës i janë 10 ditë kohë për të ndryshuar aktakuzën, në të kundërtën, gjykata do të procedoj me aktakuzën e vjetër.
Seanca e radhës shtyhet në afat të pacaktuar.

Monitoruese: Ermirë Januzi